Flash News

KRYESORE

Largimi i emigrantëve, fluks në pikat kufitare

Largimi i emigrantëve, fluks në pikat kufitare

Prej ditës së djeshme në pikat kufitare të vendit ka pasur fluks lëvizjesh. Emigrantët shqiptarë të cilët ishin në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit tashmë kanë nisur të largohen në drejtim të vendeve ku jetojnë dhe punojnë.

Mbrëmjen e kaluar, vetëm përmes portit të Durrësit nga Shqipëria janë larguar afro 2 mijë persona të cilët kanë udhëtuar me 3 tragete.

Po kështu, ditën e djeshme afro 6 mijë persona kanë dal nga vendi përmes pikës kufitare të Kakavijës. Mësohet se për shkak të fluksit të lartë, qytetarët kanë pritur disa orë për të kaluar për në shtetin grek.

Të fundit