Flash News
Protestuesit u tërhoqën zvarrë, Vengu qan hallin e deputeteve: Ç'taksirat kishin të sulmoheshin?
Policia korrigjon bilancin e aksidentit tragjik: Viktimë mbeti vetëm shoferi, fëmija u rikthye në jetë në spital
Shoferi dyshohet se pësoi infarkt, 15 pasagjerë të plagosur nga aksidenti fatal, një fëmijë në gjendje të rëndë
Aksidenti fatal në autostradë, minibusi ishte i linjës Berat–Tiranë, dyshohet se humbi kontrollin
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, mbi 10 pasagjerë të plagosur dhe 2 viktima
Adriatik Dosti
Së pari, uroj të jesh mirë me shëndet, miku im i mirë e i hershëm, por edhe Aktori e qytetari i mirë , i respektuar e i dashur për të gjithë shqiptarët, Robert Ndrenika.
Lus Zotin që në këto kohë të vështira të atij vendi e atij populli, për ju personalisht e familjen tuaj gjithçka të shkojë mirë e mbarë e pa probleme shqetësuese.
Sido që të rrjedhin apo edhe të kenë rrjedhur ngjarjet …dje e sot, por edhe nesër, unë kam qenë e do të mbetem një adhurues i artit tënd të mrekullueshëm, i asaj galerie pa fund rolesh që, jo më kot të kanë vënë prej kohësh në elitën e majën e artistëve më të nderuar të vendit tim, e jo më kot populli yt të ka nderuar e vlerësuar me titullin e mirënjohjen e lartë Nderi i Kombit.
T’i njoh nga afër vlerat e tua të rralla të qytetarisë-model, si dhe parimet burrnore të asaj ç'ka të kanë bërë prej dekadash njeri të respektuar, të dashur, e të nderuar brenda e jashtë vendit tend.
Si çdo shqiptar tjetër i pa kompleksuar me asgjë, për asgjë e prej askujt, i dashur Bert, edhe unë, megjithëse shumë larg prej Atdheut, prej kohësh po ndjek me vëmendje, interes e shqetësim të veçantë batërdinë e pafundme që ka nisur e po vazhdon të bjerë e të bëjë kërdinë në qytetin tonë kryeqytet a Metropol, quaje si të duash, Tiranën, ku gjithçka ngjason me atë Sopatën e druvarit që trurin ia ka përcjellë muskujve dhe as i bën syri ''tërr'' prej askujt tek shtrin përdhe me disa të goditura, njëra pas tjetrës, dhjetëra pemë që kanë dashur dhjetëra e dhjetëra vite të rriten.
Kështu e në këtë lloj forme, i dashur Bert, na i shkatërruan e na i fshinë nga faqja e dheut radhazi sa e sa objekte të traditës , kulturës e historisë së kryeqytetit tonë të shtrenjtë. Gjithçka këta kodoshët -hajdutë të së sotmes e bëjnë gjoja në emër të së resë, modernes e të së nesërmes...
Duke qenë se je gati një dekadë e gjysmë më i hershëm se mua në vite jetë, besoj se të kujtohen fare mirë Sopatat e këtyre ''njerëzve të besës'' në besën e të cilëve ti shpreson, tek i fshinë nga faqja e dheut Pazarin e Vjetër, Kishën orthodokse e katolike, Bar Kursalin, ish Komitetin Ekzekutiv, Stadiumin, Kinematë njërën pas tjetrës. Hotel Dajtin, Rezidencën Mbretërore, Parqet, lulishtet, këndet sportive, banjot publike, etj etj. Ti e di fort mirë përse dhe çfarë ndërtuan në vend të tyre.
E kuptoj fort mirë gjendjen tënde emocionale, nostalgjinë e së djeshmes artistike e ndoshta edhe qytetare, mallin e respektin për shokët, miqtë e kolegët e tu të shumtë, të atyre që s'janë më në këtë botë çapraze e jallane, por edhe të atyre pak të sërës e nivelit tënd intelektual e professional, që janë ende gjallë e po vazhdojnë të shohin me sytë e tyre batërdinë alla Rilindje të një grusht njerëzish të papërgjegjshëm mendërisht, me në krye një Krye-të-marrë, që mbështeten nga ca jabanxhinj fshatarë prej katundeve të humbura të Librazhdit, Beratit, Kukësit etj etj [pa dashur kurrësesi t’i fyej banorët e mirë të qyteteve e fshatrave të lartëpërmendur].
Kuptoj po kaq fort mirë dashurinë tënde pa fund për atë që është jeta jote. Teatrin si dhe nevojën urgjente e mëse të domosdoshme që ka Tirana e Shqipëria për një Godinë të re kësisoj.
Mundohem të jem sa më pranë realitetit tënd shpirtëror e logjik për të kuptuar atë që të shtyu, ty i dashur mik i shtrenjtë, për të qenë pak më herët njëri prej kundërshtarëve më të hekurt të prishjes së Maternitetit të Artit Kombëtar Shqiptar [Teatrit].
Tek edhe deklarove publikisht se ata mund ta prishin atë godinë vetëm po të kalojnë mbi trupin tënd. Ashtu sikurse ''ndryshove qëndrim e mendim'', se tashmë kjo godinë duhet prishur e rrafshuar e mbi të duhet ngritur godina e re e një Teatri të ri e bashkëkohor.
Po publikisht, këtë radhë the se ...për këtë ke marrë Besën e Kryebashkiakut beratas e të martuar e celebruar për të nesërmen e jetës së tij private në Kalanë e Gjirokastrës e që 'fati'’ e ka përkëdhelur që, në vend të çorapeve të kuqe të djeshme, sot të vishet me xhinse e Guçi..e të jetojë për shtatë palë qejfe në tokën e pronën e dikujt tjetër në mes të Tiranës.
Bert i dashur: edhe unë njësoj si ty e dua të renë, të bukurën e bashkëkohoren; e dua atë që i përgjigjet kohës e zhvillimit të vrullshëm të shoqërisë, urbanizimit, popullsisë, nevojës etj etj.., por kur gjithçka bëhet në funksion e në të mirë të vendit e të popullit tim, jo në shërbim e në interes të një grushti njerëzish të cilët harbutëria, çmenduria , hajdutlliku pa kufij e babëzia për para, ka kohë që i ka nxjerrë nga standardet e binarët e të qenit njerëz normalë e qenie njerëzore, që mund të jetojnë normalisht krah nesh, njerëzve normalë të kësaj bote të marrë.
Meqenëse ra fjala, o Bert, pse nuk e ndërtojnë ''këtë kodosh'' Teatri të ri këta kodoshët e sotëm te Piramida?
Prandaj të pyes publikisht: Si mund të kesh Besë tek këta të pabesë, i dashur e i respektuar Bert? Kur gjatë gjithë jetës tënde të gjatë, qytetare e artistike bashkë, po prej tyre, gjyshërve të tyre, baballarëve të tyre, fisit, sojit, sërës, sorollopit e AND-së tyre antishqiptare e antinjerëzore, jo vetëm TI personalisht, por të gjithë shqiptarët brenda e jashtë Shqipërie, janë prerë banditërisht në besë, kushedi sa e sa herë për dekada me radhë?
Mjafton të kujtosh se, po këta i dhanë besën këtij populli që pasi të çlironim vendin do vendosnim një shtet demokratik, popullor, të së drejtës e të begatë dhe të barabartë për të gjithë shqiptarët.
Pabesia vrastare e tyre nisi që të nesërmen e ''çlirimit e të fitores se tyre'', dhe ti e di fort mirë historinë -tragjike tonën që ngjau për 45 vite me radhë. Falë Besës së tyre, apo jo?
A ishin këta që na premtuan se do hamë me Lugë Floriri, o Bert? Dhe na lanë pa ngrënë fare.
A nuk ishin po gjaku i tyre i ndyrë që prenë në besë Kosovën e ja shitën serbit, o Bert?
A nuk ishin po këta që prenë në besë Marrëveshjen kombëtare të Mukjes, o miku im, dhe më pas shpërthyen luftën vëllavrasëse mes shqiptarësh, se ashtu donte serbi që i solli në krye?
A nuk janë po këta, o Bert, që sot po na shesin Detin te greku dhe po e mohojnë fare gjakun e Çamërisë martire?
A ishin këta, që ti ua paske ende besën, që futën në burg e internuan njëri pas tjetrit, sa e sa shokë e miq të tutë Artistë, duke të përmendur të paktën vetëm disa prej tyre si Luarasin, Spahivoglin, Aliajn, Gjokën etj etj. Besoj se do të të vijë për së mbari memorja në vend për besën e këtyre besëprerëve, apo jo?
Si mund t’u kesh besë atyre që i vunë dinamit e plumbin ballit Zotit e shërbestarëve të tij, o Bert Ndrenika? Si mund t’u kesh besë atyre që j’ua dhanë sot e j’ua morën nesër fshatarëve Tokën e tyre të ëndërruar? Si mund t’u kesh besë atyre që vetëm e vetëm pse i kishin dhënë besën Partisë e Komandantit të tyre, futën në burg babë e nënë, motër e vëlla, shkatërruan familjen tradicionale të besës e mirësisë, të mikpritjes e burrërisë shqiptare për vite e vite me radhë?
Si mund të kesh besë te këta që, jo ty e mua, por nisën të vrasin e të hanë për së gjalli deri edhe njëri- tjetrin, ''duke harruar'' se kishin dhënë besën për të qenë shokë Lufte e Armësh dhe miq të mirë të ndërtimit të socializmit të Shqipërisë fanar ndriçuese të Europës?
Si mund t’i besojë një Artist e një Qytetar i kalibrit tënd një Anonimati pa asnjë lloj vlere në jetën e shoqërinë shqiptare, një mashtruesi ordiner si Erion Veliaj?
Si mund të jetë në besën e Edi Ramës një kolos i vendit tim si TY, i respektuari Bert, kur i jati i tij preu në besë dhe i hodhi Litarin pas qafe një Poeti të vendit tim e tëndit bashkë? Më keq akoma më pas i Biri ka vite që me besëprerjen e tij klasike po e merr më qafë atë vend e atë popull si kërkush më parë përpara tij.
Lidhjet dhe traktatet e tij të fshehta me lloj lloj banditësh e mafiozësh që kanë zënë prej gryke atë vend e atë popull, të cilët po vetë ky i solli në krye të vendit e në pushtet; thikat pas shpine që po i ngul po ky besëprerë Shqipërisë në marrëveshjet fantazmë në kurriz të Shqipërisë e shqiptarëve me greket, serbët, turqit, rusët e djallin e të birin bashkë, akoma nuk të kanë bindur, o miku im, se ky ka besë, po aq sa ka edhe Gjarpëri?!
Akoma rreshtohesh në të njëjtin krah, o Bert, me atë lloj kategorie që dje erdhën nga provinca e u bënë Qytetarë Nderi të Tiranës, ndërsa ty të shkoi një jetë e tërë mes Tirane e akoma nuk të kanë vlerësuar me ate ç'ka të takon si qytetar i devotshëm i këtij kodosh Kryeqytetit tonë?!
Vërtet mendon se ti je i barabartë me ata që bërtasin ‘le të rrafshohet Teatri’, mjafton që shteti i Ramës e Veliajt t’u rimbursojë ilaçet e tyre, që të mos vdesin kaq shpejt e të rrojnë edhe ca në shtetin rrumpallë të besprerëve?
Vërtet kërkon ta rreshtosh emrin e Gjigandit të skenës e të Artit shqiptar, Robert Ndrenika, krahas atyre anonimëve, pa asnjë lloj vlere artistike e qytetare, të cilët për një panine e një salçiçe, për një leje ndërtimi, për një grusht parash droge e për një vend pune, a një lloj favori tjetër, nuk pyesin më, jo për besë, por as edhe për nderin e tyre e të familjeve të tyre?
Lëri mënjanë historitë me Mina e Kulla stadiumesh, Bert! Sepse edhe për ato është tërësisht faji i ynë që i dhamë shesh, e ai kodoshi mirë na i bën që po bën përshesh.
Është koha për t’u thënë NDAL njëherë e mirë Maskarenjve, mik i shtrenjtë Ndrenika! Ndryshe brezat e nesërm do na shajnë e do na mallkojnë fort e pa reshtur dhe, me siguri absolute do të kenë edhe të drejtën morale të na i fshijnë fare emrat tanë nga historia e atij vendi.
Në një vend ku lypet besa, dije se nuk ka besë, i dashur Bert, dhe këtë ma ka thënë shumë vite më parë një malësor i mençur në Vermosh. Kurrë nuk e harrova këtë thenie proverbiale të tij.
Mikun, po e prite dhe i hape derën e shtëpisë, tek edhe i thua edhe ‘bujrum’ e ‘me zemër të bardhë’, nuk është më e nevojshme t’i kujtosh fjalën ‘je në besën time’. Apo jo, Bert?
Sepse, unë, personalisht, o mik i mire, kurrën e kurrës nuk ju zë besë atyre që të vrasin natën e vijnë e të qajnë ditën. Apo atyre që dje të futën në burg e sot vijnë të inaugurojnë Bustin; më rëndë akoma vijnë të të vënë edhe një tufe Lule në të. Sepse ata që të Hënën të shpallin Tradhëtar e të Martën të quajnë Hero, jo vetëm që nuk kanë besë, i dashur Bert, por janë Hienat, Ujqërit e Çakejtë tipikë të PABESISË.
Ahhhh, nëse ju vërtet besoni, i respektur Bert, se 2 prillin e përgjakshëm të Shkodrës, marsin e zi të 97, 21 janarin që mbuloi me gjak bulevardin e Tiranës etj etj. nuk i bënë këta që sot ty të paskan dhënë ''Besën'', atëherë, fatkeqësisht, më duhet të pohoj se është e drejta jote personale që të besosh në besën e tyre.
Nuk ma do mendja, o i nderuari Ndrenika, që jeta të ka lënë e të ka bërë kaq naiv, ty Artistin e madh të Shqipërisë, aq sa t’i lypësh Besë provincialëve e injorantëve fshatareskë, por edhe social-komunistëve të pa ndreqshëm të tipit Ulsi, Taulant, Gramoz , Veliaj me shokë. Ndërkohë t’u japësh Besën bastardëve e monstrave të tilla të cilët, më se një here, e kanë bërë të qartë publikisht se më shumë duan Partinë e tyre se sa Shqipërinë.
Sepse, me logjike të ftohte, miku im, nuk ka se si të kenë Besë ata që lindën nga PaBesia, nga hiçi, nga errësira. Ata që erdhën në pushtet përmes grykës së pushkës, duke vrarë motrat e vellezërit e tyre të të njëjtit gjak, dhe po vazhdojnë të jenë e ta mbajnë pushtetin e baballarëve të tyre po me dhunë. Duke vrarë e përzënë çdo ditë prej Atdheut tim e tëndit bashkë, qindra e mijra shqiptarë, e në anën tjetër venë e përqafohen e puthen me armikun e hasmin shekullor të shqiptarit serbin, grekun e turkun.
Ndaj, lus Zotin e uroj që…
Të rikthehesh një orë e më parë në Robert Ndrenika që di e që njoh unë për dekada me radhë. Burri trim e i mençur, aktori brilant i skenës dhe ekranit shqiptar, qytetari i ndershëm i Tironës sonë, shqiptari atdhetar e patriot i Vunoit, njeriu i pa kompromis, të cilit nuk duhet t‘i vlejë kurrën e kurrës Besa e besëprerëve të historisë tragjike të Kombit të tij!
Me shumë respekt, konsideratë e mirënjohje për gjithçka ke bërë e bën për Kombin tim,
Adriatik Riza Dosti, Ann Arbor, Michigan. Korrik 30/ 2018.
Të fundit
Kardinali Ernest Simoni Troshani viziton Mbretërinë e Bashkuar
30 Qershor 2026, 21:47
Haaland dërgon Norvegjinë në çerekfinale, Brazili pengesa e radhës
30 Qershor 2026, 21:19
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, protestuesit mbajnë 1 minutë heshtje
30 Qershor 2026, 20:46
"Populli dhunohet, Belinda nderohet", pankarta pikante nga protesta
30 Qershor 2026, 20:22
Dy aksidente ne Pogradec, plagosen dy persona
30 Qershor 2026, 20:01
Tensionet para Parlamentit, Koçiu mbron sjelljen agresive të policisë ndaj protestuesve
30 Qershor 2026, 19:36
BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
30 Qershor 2026, 19:18
Star-arkitektët dhe pushteti mbi territorin
30 Qershor 2026, 18:45
Mes protestave, Rama nxjerr "çekun" për pensionistët, 5 mijë lekë bonus vere
30 Qershor 2026, 17:50
Arrestimet te Parlamenti, lirohen Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë
30 Qershor 2026, 16:55
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, mbi 10 pasagjerë të plagosur dhe 2 viktima
30 Qershor 2026, 15:53
Berisha dënon dhunën ndaj protestuesve: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre
30 Qershor 2026, 15:28
Video/ Tensionet te Parlamenti, policia tërheq zvarrë dhe shtrin përtokë të riun
30 Qershor 2026, 15:17
UNLOCK x Go Kart: Një ditë mes surprizave dhe garës për vendin e parë
30 Qershor 2026, 15:06
Hetohet për aferën 5D, lirohet nga qelia ish-drejtori i Bashkisë Tiranë
30 Qershor 2026, 14:54
U tërhoqën zvarrë nga policia, 6 protestues përfundojnë në komisariat
30 Qershor 2026, 14:42
Video/ Tension para Kuvendit, protestuesit përplasen fizikisht me policinë
30 Qershor 2026, 14:03
Laboratori i k*kainës në Frakull, dënohet me 14 vite burg ‘kimisti’ kolumbian
30 Qershor 2026, 13:16
Tension para Kuvendit, protestuesit bllokojnë tri hyrjet dhe përplasen me policinë
30 Qershor 2026, 12:55
Video/ “Hajdut!”, “Analfabet!”, deputeti i PS ndiqet nga protestuesit jashtë Kuvendit
30 Qershor 2026, 12:38
Protestuesit qëllojnë me vezë automjetet e ministrave dhe deputetëve të PS, ndërhyn FNSH
30 Qershor 2026, 12:22
Protestuesit qëllojnë me vezë në drejtim të Parlamentit
30 Qershor 2026, 12:06
Gazeta zvicerane jehonë protestave kundër qeverisë Rama: Shqipëria nuk është në shitje!
30 Qershor 2026, 11:00
Arrestohet me armë pranë banesës Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt
30 Qershor 2026, 10:41
Ndërruan jetë në vendin e punës dy oficerë policie të 313, reagon Drejtoria e Burgjeve
30 Qershor 2026, 10:28
"Parlament i krimit", seanca plenare nis me protesta jashtë kuvendit
30 Qershor 2026, 10:21
Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e dr*gës
30 Qershor 2026, 10:13
Zbardhet dinamika e plagosjes me armë në Pogradec, 4 persona tentuan të vrisnin 35-vjeçarin
30 Qershor 2026, 09:54
Ndërrojnë jetë dy oficerë policie të burgut 313, dyshimet e para
30 Qershor 2026, 09:35
Këmbimi valutor 30 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
30 Qershor 2026, 09:25
Paraguai shpall festë kombëtare pas triumfit historik ndaj Gjermanisë në Botëror
30 Qershor 2026, 09:05
Temperaturat shkojnë deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit
30 Qershor 2026, 08:33
Zjarr gjatë natës në një pallat në Laprakë, banorët: Zjarrfikësit mbërritën me vonesë
30 Qershor 2026, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2026, 07:58
Autonomia spitalore pa rezultate: Mungesë aksesi dhe shërbime të mbingarkuara
29 Qershor 2026, 21:55
Dueli në Boston, Gjermania dhe Paraguai luftojnë për kualifikim
29 Qershor 2026, 21:40
Eurodeputetja gjermane flet nga protesta: Qeveria të dëgjojë qytetarët
29 Qershor 2026, 21:28
Gjashtë eurodeputetë i bashkohen protestës kundër Ramës
29 Qershor 2026, 21:11
Protestuesit "pushtojnë" Politeknikun, kërkojnë mbrapsht banderolën
29 Qershor 2026, 20:51
"Ju erdhi fundi", tensione te Politekniku, policia heq banderolën e protestuesve
29 Qershor 2026, 20:29
Japonia trondit Brazilin, mbyll pjesën e parë në avantazh
29 Qershor 2026, 20:11
"Rama jep dorëheqjen", nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
29 Qershor 2026, 19:53
Vapa ekstreme, si mund të përmirësohet gjumi gjatë netëve të nxehta
29 Qershor 2026, 19:28
Gazetari holandez: Deklaratat e Ramës nuk i besojnë më as socialistët
29 Qershor 2026, 19:00
Protesta për dorëheqjen e Ramës shtrihet edhe në Torino
29 Qershor 2026, 18:41
A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?
29 Qershor 2026, 18:22
Vala e re e të nxehtit në SHBA rrit shqetësimet për finalen e Kupës së Botës 2026
29 Qershor 2026, 18:01
Foto/ 40°C në Tiranë, qytetarët “pushtojnë” shatërvanët për t’i shpëtuar të nxehtit
29 Qershor 2026, 17:44
Vala ekstreme e të nxehtit teston sistemet e kujdesit shëndetësor në Evropë
29 Qershor 2026, 17:30
11 sjellje të hershme që lidhen me suksesin dhe ndërtimin e pasurisë
29 Qershor 2026, 17:12
Aksident në Fier–Levan, dy të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve
29 Qershor 2026, 16:56
Prapaskenat/ Pse po e vonon SPAK kërkesën për arrestimin e Ballukut
29 Qershor 2026, 16:40
Policia vijon procedimet pas protestës, 31 qytetarë të proceduar
29 Qershor 2026, 16:23
Avokati Kujtim Cakrani ndërpret përfaqësimin ligjor të Ilir Metës
29 Qershor 2026, 16:08
Pas dështimit në Botëror, trajneri i Koresë së Jugut vendoset në shënjestër të kërcënimeve
29 Qershor 2026, 15:53
Fëmijët shqiptarë vendosin dhunën dhe shëndetin mendor në krye të shqetësimeve
29 Qershor 2026, 15:33
Kur “ironia” bëhet alibi: Rama, starchitect-ët dhe “The Albanian Files”
29 Qershor 2026, 15:15
Plumbi i ka dëmtuar venën kryesore, i plagosuri niset drejt Traumës
29 Qershor 2026, 15:01
Të shtëna me armë në Gjermani, 5 të vrarë dhe disa të plagosur
29 Qershor 2026, 14:56
Bie propaganda e Ramës/ Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë kërkojnë punë dhe nuk gjejnë
29 Qershor 2026, 14:40
Plagosja me armë në Pogradec, policia identifikon autorin dhe zbardh detajet e ngjarjes
29 Qershor 2026, 14:25
Zjarr në Llakatund të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve me shpejtësi
29 Qershor 2026, 13:57
Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
29 Qershor 2026, 13:41
Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës?
29 Qershor 2026, 13:27
"Përvëlohet" Europa, mbi 1.300 viktima nga i nxehti ekstrem
29 Qershor 2026, 13:06
Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të posaçme për vizitë në maternitet
29 Qershor 2026, 12:30
Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster
29 Qershor 2026, 12:14
Iu bashkua protestave pasi braktisi PS-në, Balla në panik: Koçeku të dorëzojë mandatin
29 Qershor 2026, 11:56
Trajneri i Skocisë jep dorëheqjen pasi u eliminua nga Kupa e Botës
29 Qershor 2026, 11:36
Der Standard: BE dhe protestuesit në një linjë kundër ligjeve të Ramës për zonat e mbrojtura
29 Qershor 2026, 10:25