Flash News

KRYESORE

Letra e Francës dhe Gjermanisë për dialogun Kosovë-Serbi, Bushati: Sinjale inkurajuese

Letra e Francës dhe Gjermanisë për dialogun Kosovë-Serbi,

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka përshëndetur letrën e përbashkët të Gjermanisë dhe Francës sa i përket çështjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një reagim në twitter, Bushati e cilëson si një sinjal inkurajuese nga Heiko Mass dhe Jean Yves Le Drian në lidhje me rolin e BE-së në dialogun Mes Kosovës dhe Serbisë

“Sinjale inkurajuese nga Heiko Mass dhe Jean Yves Le Drian në lidhje me rolin e BE-së në dialogun Mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkëpunimi transatlantik është thelbësor për të arritur një zgjidhje përfundimtare, për të parandaluar liderët që shfrytëzojnë ndarjet transatlantike dhe imponimin e zgjidhje etnoctrike”, shkruan Bushati.

Kujtojmë se dy kryediplomatët e Francës dhe Gjermanisë sot përmes një letre të përbashkët kanë dhënë mesazh për rinisjen e dialogut Prishtinë-Beograd.

Ata janë shprehur se janë pro një dialogu të përgatitur mirë me parime dhe se kundërshtojnë një marrëveshje të shpejtë.

Të fundit