Flash News

KRYESORE

Lëvizjet që po ndodhin në Pallatin e Kongreseve, Rama dhe Basha 'nxjerrin jashtë' dy të besuarit e tyre

Lëvizjet që po ndodhin në Pallatin e Kongreseve, Rama dhe Basha

Ka nisur prej më shumë se 3 orësh takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha në Pallatin e Kongreseve.

Mësohet se fllimisht ka patur një takim mes dy liderëve dhe më pas atyre i janë bashkuar këshilltari i kryeministrit, Ëngjëll Agaçi dhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

Po ashtu bëhet me dije se Bylykbashi dhe Agaçi herë pas here kanë dalë jasht dhe kanë lënë vetëm Ramën dhe Bashën.

Takimi mes Bashës dhe Ramës ka nisur rreth orës 10:10 dhe ka më shumë se tre orë.

Nga infotmacionet e deritanishme mësohet se po bëhet një detajim i ndryshimeve në kabinetin qeveritar.

 

Të fundit