Flash News

KRYESORE

"Lista e zezë, mashtrimi për shqiptarët. Facebook-u i Ramës si hale pubike"

"Lista e zezë, mashtrimi për shqiptarët. Facebook-u i

Ish- kryeministri Berisha, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ka reaguar për listën e 101 emrave të publikuar pak ditë më parë nga kryeministri Rama.

Berisha i referohet Rames duke thënë që lista e zezë është katran si shpirti i tij. Duke iu referuar deklaratave të djeshme të kryeministrit edhe në konferencën për shtyp, Berisha thotë se ai ‘riktheu një praktikë të etërve të tij bllokmenë’.

Statusi i plotë:

Lista e zeze, si katrani i shpirtit te Edi Rames!

Te dashur miq, dje Edi Rama, i demaskuar si rralle ndonje here me pare per listen e tij te zeze te shpirtit tij te zi, doli si i menderosur ne konference shtypi. Qellimi kryesor i tij ishte te mashtronte shqiptaret per listen e zeze, ne te cilen ai kishte renditur pa asnje fakt, prove, deshmi apo dokument 101 emra perfshi dhe te vdekur duke rikthyer keshtu nje praktike te eterve te tij bllokmene hoxhist, ne te cilen akuza ishte dhe prova e vetme qofte dhe per pushkatimin e tyre.

Rama dje u tha shqiptareve se ai nuk e ka bere liste, dhe kjo ishte njelloj sikur te thoste se ai e ka miratuar por nuk e ka shkruar listen dhe se facebooku i tij ku u publikua lista eshte si nje hale publike, natyrisht jo per publikun e gjere por per fuget, agaçet dhe sojin e tyre.

Ne te vertet lista e zeze ishte nje shperthim i pakontrolluar i katranit te shpirtit te tij te zi! sb

Të fundit