Flash News

KRYESORE

Lleshaj: Investime të tjera në kufi, ardhja e Frontex-it dhe Europol-it arritje e madhe

Lleshaj: Investime të tjera në kufi, ardhja e Frontex-it dhe

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se Shqipëria ka nevojë për investime në pikat kufitare, në mënyrë që të prezantohet sa më mirë te vizitorët.

Ai ishte i pranishëm në inaugurimin e godinës së policisë kufitare në Hanin e Hotit.

“Me stacionin e policisë në Hanin e Hotit kompletojmë një pikë shumë të rëndësishme në organizimin tonë. Ne duhet që të përmirësojmë portat e hyrjes së Shqipërisë. Jo vetëm do ofrojmë shërbime moderne për qytetarët, por edhe të besueshëm. Investimi 45 milionë lekë krijon kushte për të përmirësuar nivelin e cilësisë së shërbimit tonë. Të gjitha këto investime kanë një ndikim pozitiv edhe në zhvillimin e turizmit. Kemi një rritje 10% të turizmit në vend.

Me qëllim që ne t’i përballojmë sa më mirë këto flukse, atëherë ne duhet që t’u përgjigjemi me investime të shtuara.

Qëllimi ynë është që koha e pritjes të ulet sa më shumë në kufijtë tanë deri sa atë ta bëjmë zero. Që të ndodhë kjo do të na duhet që të rrisim shumë profesionalizmin e punonjësve të policisë kufitare. Në pikat kufitare ne prezantojmë Shqipërinë. Ju jeni njerëzit e parë të Shqipërisë me të cilët ballafaqohen vizitorët e këtij endi. Ka rëndësi që ne të përgjigjemi me një nivel shumë të lartë profesionalizmi dhe kriteri.”, tha Lleshaj përpara medieve.

Ai më pas u ndal dhe te ardhja në vendin tonë të strukturave të Frontex-it dhe Europol-it.

“Ardhja e Frontex dhe hapja e zyrës së Europolit duhet të na bëjë të ndihemi krenar, sepse në tanimë de fakto jemi të lidhur ngushtësisht me strukturat evropiane të sigurisë. Jemi në pararojë krahasuar me institucionet e tjera në bashkëpunimin me BE-në sa i përket bashkëpunimit me BE-në. Kjo do të na ndihmojë edhe më shumë në qëllimet tona”, deklaroi Lleshaj.

Të fundit