Flash News

KRYESORE

Lubonja: Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka qenë në një kontratë me Bashën

Lubonja: Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka qenë në një

“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka qenë në një kontratë me Bashën”, këtë ka deklaruar analisti Fatos Lubonja gjatë një interviste për emisionin “Real Story”. “I ngacmuar” nga komenti i gazetarit Sokol Balla i cili vuri në dukje “kërkesat politike”- sipas tij- të AMT në lidhje me Reformën Zgjedhore, Lubonja theksoi se kërkesat e artistëve nuk janë gjë e keqe dhe se “ajo çka duhet bërë, është të mbrohen vlerat kulturore, më pas vjen politika.”

“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka qenë në një kontratë me Lulzim Bashën. Basha iu premtoj që do të mbronte Teatrin dhe një, dy, tre pika... dhe ata janë pro Reformës. Nuk ka asgjë të keqe këtu. Një parti në Rumani për mbrojtjen e vlerave kulturore sot ka fituar me 10%. Duhen mbrojtur vlerat kulturore”, u shpreh Lubonja.

Kujtojmë se, gjatë peticionit të mbajtur me në Lushnje ditën e sotme për mbledhjen e firmave, për ndërtimin e Teatrit ashtu siç ishte dhe aty ku ishte, regjisori Edmond Budina theksoi se nuk po formojnë parti të re, por në këtë mënyrë artistët dhe qytetarët po ngrenë rezistencën dhe protestën.

Të fundit