Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Lubonja: Shqipëria në dorë të druvarëve, ka një hartë të Enverit se si duhet ndërtuar
Analisti Fatos Lubonja mendon se viktimat e tërmetit do të ishin shmangur nëse do të ishin kryer ndërtimet me rregulla. Ai kujtoi se u paralajmërua një tërmet në shtator, si dhe presidenti tha për një tërmet të fortë, por qeveria u tall. Kurse në Thumanë ndërtesat ishin të amortizuara, por nuk kishte ndërhyrje.
“Ne kemi rrëzim ndërtesash në Kënetë, ndërkohë që ne e dimë se aty nuk duhet të ndërtojmë, ka ligje, por aty vdiq familja Lala. Edhe nëse ndërton aty, duhen disa parametra.
Kemi dëmtime në plazhin e Durrësit, dhe aty pati të vdekur. Është ndërtuar pa plan. Ke një hartë të Enver Hoxhës se si duhet ndërtuar, ku mund të bien tërmete dhe sa ballë. Shqipërinë e kanë marrë në dorë druvarët dhe janë hequr nga skena specialistët, ekspertët, etj, dhe ky është problemi. Për të marrë atë që thotë ministri se situata është nën kontroll, përsëri na përdorin të huajt. Për mendimin tim situata është kritike”, tha Lubonja në “Real Story” në News 24.