Flash News

KRYESORE

Magazinierin e minierës e dërgojnë të vdekur në spital, policia jep detajet e para

Magazinierin e minierës e dërgojnë të vdekur në spital,

Dërgohet pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Rrëshenit një 47 vjecar, me detyrë magazinier në Minierën e Spaçit në Mirditë. Shtetasi me inicialet A.P ishte banues në fshatin Fan-Mirditë

Policia bën me dije se nga të dhënat e para “dyshohet se duke punuar në ambientet e jashtme të minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike”.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit