Flash News

KRYESORE

Makina përplas për vdekje çiklistin, 52-vjeçari ndërron jetë në vendngjarje

Makina përplas për vdekje çiklistin, 52-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore të Malit të Robit, ku një automjet ka përplasur një çiklist.

Si pasojë e përplasjes nga makina çiklisti, 52 vjeç ka humbur jetën.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17:40 në rrugën dytësore të Malit të Robit, automjeti me drejtues shtetasin B. F ka përplasur çiklistin G. L., 52 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, çiklisti shtetasi G. L si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit shtetasi B. F është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Të fundit