Flash News

KRYESORE

Marrëveshja për 'Zgjedhoren', Gjoni: Koha më dha të drejtë, le të mos e shpërdorojmë më

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni ka reaguar pas marrëveshjes mes maxhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.

Përmes një shënimi në Facebook, Gjoni kujton kohën kur vendosi të marrë mandatin e deputetit, teksa thekson se e kishte marrë me mend se një marrëveshje e tillë do të ndodhte në vitin 2020, për një vend që aspiron BE.

“ E dija se në 2020, vendi kandidat për BE nuk mund të sillej si një tribu në xhungël, e as si një bajrak i mesjetës, ku bajraktari apo shefi i tribusë është mbi ligjin, kushtetutën e përmbi institucionet”, nënvizoi ai.

Deputeti nuk ka hezituar të shprehë vlerësimin për kontributin e tij për institucionin e parlamentit.

Me nota kritike dhe përmendur emra, i ka quajtur  ‘burracakë’ ata që sipas tij i kushtuan shumë muaj humbje kohe vendit.

 “Tani le të mos t’a shpërdorojmë më, por të punojmë për të ndryshuar së pari sistemin zgjedhor”, shton më tej, teksa i uron mirëseardhjen opozitës jashtë parlamentare.

Të fundit