Flash News

KRYESORE

Masat ndaj covid-19, Ilir Beqaj kritikon Manastirliun: Të vonuara, nuk po përkthehen në rezultate

Masat ndaj covid-19, Ilir Beqaj kritikon Manastirliun: Të vonuara, nuk po

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i ka cilësuar të vonuara masat e reja të qeverisë sa i takon situatës së covid-19 në vend.

Në një intervistë në RTSH, Beqaj tha se masat e tilla si punësimi 300 mjekëve dhe infermiereve duhet të ishin marrë më herët, ndërsa sipas tij zbatimi i tyre nuk është i mjaftueshëm dhe se nuk po japin rezultatet e pritshme.

"Masat për mua janë të domosdoshme, por pak të vonuara. Do duhet të ishin bërë pak më shpejt, për dy arsye, e para se duhet të trajnohen, e dyta , duhet të kishte nisur lehtësimi i ngarkesës së trupës mjekësore sepse po punësojmë tani kur duhet të hapim covid3.

Trupa mjekësore te covid1 e covid2 duhet të kishte patur mundësi të kishte edhe një tërnovër më të lartë regjimi pushimi. Mund të kemi infermierë, por duan kohë të kualifikohen me paciente që kanë situata të ndryshueshme mësohet edhe në pavion. Më kritikja është çështja e mjekëve reanimatorë, janë gjëja më e rrallë që kemi e të bëjmë përpjekje q ëtë mos vijë dita që në spitalet tona të mos kemi mjekë reanimatorë që të na shërbejë.

Masat janë të mira në letër, zbatimi i tyre nuk është detyrë vetëm e qeverisë. Zbatimi i tyre nuk është i mjaftueshëm, për sa kohë që masat e fundit të marra para dy-tre javësh nuk po na përkthehen në rezultat te numrat. Bashkë janë ndërgjegjësimi, inspektimi, informimi”, tha Beqaj.

Të fundit