Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Rama izoloi të dielën e Fitër Bajramit, këtë vit falja nuk do të bëhet në xhamia dhe në sheshe. kryeministri Edi Rama njoftoi se edhe kjo e diel do të jetë njësoj si ajo e shkuara, kur kanë të drejtë të lëvizin me fasha të caktuara orare vetëm pensionistët dhe prindërit me fëmijë nën 14 vjeç deri në 17.30.

Aleanca për Teatrin zhvendos protestën në Shkodër në oborrin e "Teatrit Migjeni". aksioni i tyre do të shtrihet në gjithë Shqipërinë dhe në Shkodër po mblidhen firma për rindërtimin e Teatrit siç ka qenë. Regjisori Budina tha nga Shkodra se artistët përdorin gjuhën e kulturës dhe jo të armës.

■Teksa në "Kjo javë", ishte i ftuar aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu, thuajse paralelisht po mbahej protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në Shkodër. Bujar Asqeriu nga studio dhe Zef Deda nga Shkodra, dy aktorët u përlotën për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në kohë krize apo kur shoqëria civile, studentë e artistë a kategori të ndryshme të qytetarëve shqiptarë zbresin në shesh dhe protestojnë për keqqeverisjen e Ramës, kryeministrit fillon dhe përdor "taktikën" e memeve. Ai ka filluar të përdorë Bashën si "personazhin" e videove të tij, duke sulmuar kështu me "TikTok" kryeopozitarin.

Emocionon aktorja Yllka Mujo, shkon tek Teatri i shembur dhe tregon se sa emocione ka përjetuar në atë skenë që sot është vetëm gërmadhë.

■ Në "ditë feste", kundërshtarët politikë kanë vendosur të bëjnë "pushim" dhe të urojnë qytetarët shqiptarë në profilet e tyre në rrjetet sociale. Meta, Rama dhe Basha uroj në Fitër Bajramin.

Të fundit