Flash News

KRYESORE

Me geta të bardha si modele e Chanel

Duhet ta pranojmë që ky është një trend i guximshëm. Nëse deri më tani jemi mësuar të shohim geta të çdolloj ngjyre, getat e bardha janë diçka që nuk i shohim prej vitesh në rrugët e qytetit. Në gardërobën time, ashtu si në të shumë vajzave ka pafund geta nude dhe të zeza, por me sa duket, duhet të bëjmë vend në dollap edhe për getat e bardha.

Blogerja Belle Bakst eksperimentoi duke u frymëzuar nga pasarelat e Chanel dhe ia doli me sukses t’i vishte getat e bardha në mënyrën më trendy të mundshme.

Si t’ia bëni të dukeni edhe ju si modelet e Chanel? Mund të frymëzoheni nga Belle Bakst. Mjafton t’i kombinoni getat e bardha me një fustan serioz ose një fustan darkash, me një fund dhe pulovër, një kostum stofi ose ashtu si ndiheni më komode. E sigurt është që ky do të kthehet në supertrend.

Të fundit