Flash News

KRYESORE

Me pranga dhe kapuç të zi në kokë, si u arrestua në Paraguaj djali i ish-prefektit të Shkodrës

Arrestohet në Paraguaj Elton Radovani, djali i ish-prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani.

Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga arrestimi i 31-vjeçarit nga Policia Kombëtare në Paraguaj, pas një urdhri i arrestit ndërkombëtar.

Sipas mediave vendase, arrestimi i tij ka ndodhur në 3 tetor në mes të një rruge publike.

Sipas dosjes në adresë të të riut shkodranë, urdhri të arrestit ndërkombëtar pasi dyshohet si i përfshirë në një skemë borxhesh dhe mashtrimesh, ndërsa pritet edhe ekstradimi drejt Shqipërisë.

Ndërkohë, në Shqipëri vazhdojnë hetimet edhe ndaj vëllait Berti Radovani dhe babait të tyre, Paulini lidhur me një skeme mashtrimi dhe borxhesh, që shkojnë në vlera të mëdha monetare.

Për shkak të borxhit që kishin dy djemtë e ish-perfaqesuesit tëe LSI, policia u kishte sekuestruar atyre disa prona. Elton Radovani, punonte si Këshilltar Bashkiak pranë Bashkisë Shkodër.

Të fundit