Flash News

KRYESORE

Media amerikane: Macron kërkon të ngadalësojë zgjerimin, kombet e BE të ndarë para vendimit

Media amerikane: Macron kërkon të ngadalësojë zgjerimin,

Media e njohur amerikane ‘Bloomberg’ ka bërë një pasqyrim të situatës së integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pak ditë para vendimit përfundimtarë (17-18 tetor) dhe në kushtet kur sot zhvillohet takimi i ministrave të Jashtëm të BE-së.

Sipas medias amerikane, Franca kërkon të ngadalësojë zgjerimin me dy vendet aspirante, duke bërë që nga vendimi i saj të varen edhe vendet e tjera skeptike, referuar edhe nga drafti paraprak i publikuar nga Këshilli Europian, ku “vendos të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë, por me kushte”.

“Shpresat e Ballkanit për fillimin e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian do të varen nga qëndrimi i Francës, e cila këmbëngul se blloku nuk është ende gati për të diskutuar mundësinë e pranimit të anëtarëve të rinj, informojnë dokumentet e shkëmbyera midis misioneve diplomatike në Bruksel.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë në pritje të dritës jeshile këtë javë për të filluar bisedimet zyrtare dhe për t'u bashkuar me klubin më të madh tregtar në botë. Ndërsa shumica e vendeve anëtare mbështesin kërkesën e tyre, Franca dhe Holanda dëshirojnë një rishikimit të metodologjisë së zgjerimit përpara se të fillojnë negociatat me të dy vendet.

Parisi dëshiron që bisedimet e mëtejshme të jenë "më graduale, më konkrete në përfitimet që ato sjellin për vendet e interesuara dhe të qëndrueshëm në reforma," sqaron një draft komunikatë i një takimi ministror në Luksemburg, që qarkulloi në 10 tetor nga diplomatët francezë në qeveritë e tjera të BE-së.

Asnjë datë për negociatat zyrtare nuk duhet t'i jepet Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore përpara se BE të përfundojë këtë rishikim të "metodologjisë", tha ai.

Mos përcaktimi i një date për fillimin e negociatave zyrtare rrezikon të dobësojë forcat reformiste në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Por zyrtarët perëndimorë të BE-së të mërzitur nga dështimi i kombeve lindore që u bashkuan në 2004 dhe 2007 për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të luftuar korrupsionin janë të kujdesshëm të pranojnë anëtarët e rinj.

Franca dhe Hollanda nuk janë të vetmit vende skeptike, duke i shtuar komplikimet, edhe vendet si Greqia dhe Bullgaria, të cilët citojnë çështje bilaterale që së pari duhet të zgjidhen.

Ambasadorët e BE do të bëjnë një përpjekje të shkallës së fundit për të ndërmjetësuar një kompromis të hënën përpara se ministrat të takohen në Luksemburg të Martën, ku do të merret një vendim”, thuhet në shkrimin e ‘Bloomberg’.

Macron Seeks to Slow EU Expansion in Blow to Balkan Aspirations

Të fundit