Flash News

KRYESORE

Mediu: Nëse Rama bën marrëveshje me opozitën parlamentare për mospranimin e koalicioneve, opozita të shkojë në shtëpi

Mediu: Nëse Rama bën marrëveshje me opozitën parlamentare

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se koalicionet në zgjedhje janë shumë të rëndësishme. Në rubrikën ‘Opinion’ ai tha se  nëse kryeministri Edi Rama bën marrëveshje me opozitën parlamentare për mospranimin e koalicioneve zgjedhore, opozita duhet të shkojë në shtëpi.

Sipas Mediut, kjo është një kërkesë absurde, pasi nuk mund të ndalohen koalicionet dhe opozita nuk duhet ta pranojë një gjë të tillë, por duhet të reagojë fort.

“Nëse Rama miraton ndryshimet kushtetuese me opozitën parlamentare për koalicionet parazgjedhore është mirë që opozita të shkojë në shtëpi, se nuk ka më opozitë. Do të thotë cenim i drejtpërdrejtë i vullnetit të qytetarëve shqiptarë për të ndryshuar situatën në vend. Ndeshja me të keqen kërkon organizim maksimal. Nëse ne pranojmë makinacione, që kanë të bëjnë me pazare numrash, jemi përballë një situate ku rrëshqasim në diktaturë. Ky është manipulim i hapur flagrant, që Rama mund t’i bëjë procesin zgjedhor. për të shmangur këtë opozita duhet të flasë sot fort. Nëse nuk flet fort dhe pret se çfarë do të ndodhë, do të ketë pasoja”, tha Mediu.

I pyetur se si e sheh kërkesën e opozitës parlamentare për të mos patur koalcione Mediu u shpreh se e sheh si absurditet të paragjykuar.

“E shoh si një absurditet të pagjykuar. Mendoj se është lëvizje e Ramës për të krijuar këtë lloj zhurme, për të shmangur çdo lloj debati tjetër për një reformë të plotë përmes një qeverisje kujdestare”, tha Mediu.

Të fundit