
Flash News
SHBA/ Në fjalën e lamtumirës Trump uron administratën e re, paralajmëron se lëvizja e tij sapo ka filluar
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Sondazhi në ORA/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën
Pas ‘Tires’/ Skandal edhe në Infektiv, pacienti me Covid vdes dhe grabitet brenda spitalit, i marrin paratë nga portofoli e bankomati
Meidani në vend të Metës? Shehi kundër: Nuk zgjidhen kështu hallet e Shqipërisë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi propozimin e presidentit Ilir Meta, për dorëzimin e detyrës së presidentit profesorit Rexhep Meidani. Jo vetëm që është kundër, por Shehi këmbëngul se nuk zgjidhen me iniciativa personale, sepse nuk zgjidh asgjë. Ai theksoi se problemi i opozitës është që t'i ofrojmë shqiptarëve një palë zgjedhje të ndershme.
“Këto janë propozimet e Metës, nuk shoh ndonjë gjë të keqe, por nuk zgjidhen hallet e Shqipërisë kështu. Me iniciativa personale, sado dashamirës të jetë. Zoti Meidani është një burrë shumë i nderuar, por ne në Shqipëri sot nuk kemi këtë hall. Kemi hall sepse Kryeministrinë, pushtetet e të gjithë hapësirës politike dhe institucionale shqiptare i ka zënë një njeri i vetëm. Kjo nuk zgjidh asgjë. Zëvendësimi i Metës me Mejdanin, apo i Mejdanit me dikë tjetër. Problemi jonë është që t'i ofrojmë shqiptarëve një palë zgjedhje të ndershme, pa hajdutë votash, kriminelë që dhunojnë votën dhe oligarkë që e blejnë.
Kjo është e keqja e Shqipërisë sot për sot dhe prandaj na duhet ndryshim i ligjit zgjedhor në radhë të parë, ndryshim i ambientit politik, që do të thotë të ndryshojmë edhe disa elementë të kushtetutës. Na duhet edhe të paktën, jo të futen në burg të 20 bandat që kontrollojnë Shqipërinë, por nja 4-5 prej tyre që të tremben pjesa tjetër. Të dali nga tregu i ekonomisë jo të 20 oligarkët që kanë blerë Shqipërinë, por të paktën të reduktohet roli i tyre në jetën publike, ekonomike, financiare dhe politike shqiptare. Ky është halli që kemi ne si Shqipëri”, shkruan Shehi.
Ditari politik









Të fundit


4 ngjyrat më trendy të momentit që e bëjnë veshjen të duket e shtrenjtë
20 Janar 2021, 10:14
Reshjet, 1038 ha tokë e përmbytur dhe rrugë të bllokuara në Shkodër
20 Janar 2021, 09:54

Serbia bëhet vendi i parë në Evropë që përdor vaksinën kineze kundër Covid-19
20 Janar 2021, 09:32
Covid-19: Kur do të jenë gati vaksinat për fëmijët dhe adoleshentët?
20 Janar 2021, 09:23



Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
20 Janar 2021, 08:52
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
20 Janar 2021, 08:35
Lëkundje tërmeti në vend, epiqendra
20 Janar 2021, 08:34
Politikat e Biden në ditët e para të presidencës
20 Janar 2021, 08:31
Parashikimi i motit, 20 janar 2021
20 Janar 2021, 08:14
Humb jetën ushtari shqiptar në Afganistan, të paqarta rrethanat e ngjarjes
20 Janar 2021, 08:11
Gjermania trendi i ri emigracionit, në dy vite dyfishohen lejet e qëndrimit
20 Janar 2021, 08:03

Horoskopi, 20 janar 2021
20 Janar 2021, 07:55


Sondazhi në ORA/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën
19 Janar 2021, 22:26

