Flash News

KRYESORE

Memoriali turk në Tiranë, analisti amerikan: Nuk i nderon viktimat, Rama po mbron interesat e Erdoganit

Memoriali turk në Tiranë, analisti amerikan: Nuk i nderon viktimat,

Analisti amerikan David Phillips thotë se memoriali për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, nuk kishte vend në Tiranë dhe se autoritetet duhet të sqarojnë rrethanat e ngritjes së tij. Profesori i Kolumbias i tha Zërit të Amerikës se e sheh ngritjen e memorialit në vazhdën e afërsisë së kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit turk Recep Tayyp Erdogan.

“Viktima e vërtetë e të ashtuquajturit grusht shteti në Turqi, është populli turk. 100 mijë vetë u hoqën nga puna, 50 mijë janë vendosur në ndalim administrativ, 151 gazetarë janë arrestuar – Turqia ka më shumë gazetarë në burgje sesa çdo vend tjetër – dhe ka disa pikëpyetje të vërteta lidhur me faktin nëse kishte vërtet një grusht shteti. Disa thonë se ishte një grusht shteti i kontrolluar, që e menaxhoi (presidenti) Erdogan dhe që u përdor për të justifikuar shtypjen kundër shoqërisë, duke e kthyer Turqinë në një gulag gjigant. Ngritja e memorialit në Shqipëri është e gabuar, nuk i nderon viktimat e vërteta të tiranisë së Erdoganit dhe procesi nuk ishte transparent.  Mendoj se është pjesë e një fushate më të gjerë për të komprometuar sovranitetin e Shqipërisë dhe për ta bërë qeverinë e Shqipërisë të veprojë për interes të Erdoganit. Nuk është aspak në interesin e popullit shqiptar, që kryeministri i tij të bëhet qenush i bindur i Erdoganit. Zoti Rama duhet të mbrojë interesat e popullit të vet, në vend që të bëjë ç’të dojë Turqia”-u shpreh analisti amerikan.

 

 

 

Të fundit