Flash News

KRYESORE

Merkel: BE ka interes strategjik për Ballkanin Perëndimor, mos të humbasë shpresa

Merkel: BE ka interes strategjik për Ballkanin Perëndimor, mos të

Kancelarja Angela Merkel mendon se Bashkimi Evropian duhet që të mos t’i largojë shtetet e Ballkanit Perëndimor nga perspektiva evropiane. Ajo shtoi se është në interes strategjik të unionit, që ky rajon të integrohet e të bëhet pjesë e tij.

“Unë kam thënë edhe njëherë se nga interesat strategjike evropiane, mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që këto vende të mos ta humbin shpresën për anëtarësimin në BE”, tha Merkel në konferencë për shtyp nga Berlini.

Ajo shtoi se si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përparime të mëdha me qëllim që të përmbushin kriteret e vendosura nga BE-ka.

Ndërkohë që në Këshillin e Evropës po bëhen gati projekte të reja, të cilat do të vihen ën zbatim në të dy shtetet ballkanike, për të zbutur disi zhgënjimin që i ka kapur pas vendimit për të mos hapur negociatat në samitin e Brukselit në 18 tetor.

Të fundit