Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Pas dridhjes që pësoi sot në Berlin, kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se është në gjendje të mirë shëndetësore. "Nuk ka nevojë për shqetësim, jam mirë. Për më tepër, jam e sigurt se do të mund ta kryejë detyrën time", tha Merkel para gazetarëve pas takimit me kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne.
Merkel pësoi dridhje gjatë intonimit të himneve në ceremoninë zyrtare të organizuar në kryeministrinë në Berlin për kryeministrin finlandez Rinne. Gjatë dridhjes, Merkel u pa teksa përpiqet të kontrollonte veten.
Rasti i sotëm ishte i treti brenda një periudhe prej tri javësh.
Merkel pati dridhje gjatë pritjes së presidentit të Ukrainës Vladimir Zelenskiy më 18 qershor dhe gjatë ceremonisë së emërimit të ministres së Drejtësisë Christine Lambrecht në Pallatin Presidencial më 27 qershor.