Mësohet kur do të jepet në kinematë shqiptare filmi “Falco”

Prej disa kohësh përmes rrjeteve sociale është mësuar se Bes Kallaku po bënte filmin e tij të parë. Ai ka pjesë të kastit disa prej aktorëve e figurave më të njohura në Shqipëri, duke i dhënë kështu një zë e vëmendje më të madhe këtij filmi.

Traileri është transmetuar dhe tani ke,i edhe një datë se kur do të shfaqet në kinematë shqiptare filmi “Falco” i Bes Kallakut.

Sot, përmes një postimi në Instagram, Besi ka treguar se biletat kanë dalë në shitje dhe filmi do të transmetohet në datën 20 nëntor.

Ky fil do jetë i zhanrit komedi dhe pritet të jetë një sukses.