Flash News

KRYESORE

Meta akordon gradën “Ambasador” për diplomatët Dashnor Dervishi dhe Ilir Boçka

Meta akordon gradën “Ambasador” për diplomatët

Presidenti i Republikës Ilir Meta u ka akorduar sot gradën “ambasador” për diplomatët e karrierës Dashnor Dervishi dhe Ilir Boçka, dy emrave të njohur të diplomacisë shqiptare.

Dashnor Dervishi dhe Ilir Boçka janë të parët diplomatë që e marrin atë zyrtarisht këtë gradë në periudhën post-regjimit.

Ilir Boçka, diplomati i karrierës i cili aktualisht është ambasador në Beograd, ka përfituar gradën personale “Ambasador” nga presidenti Ilir Meta.

Emri i Ilir Boçkës, për të përfituar këtë gradë, është dorëzuar në Presidencë nga ana e Ministrisë së Jashtme që në vitin 2016, por Presidenti i kohës Bujar Nishani, vendosi të miratonte vetëm emrin e Dashnor Dervishit për të përfituar këtë gradë, duke refuzuar emrin e ambasadorit Boçka.

Sipas ligjit për Shërbimin e Jashtëm, diplomatët e karrierës e përfitojnë gradën “Ambasador” pasi të kenë fituar njëra pas tjetrës të gjitha gradat diplomatike, dhe të kenë qenë në detyrën e kreut të misionit diplomatik të paktën dy funksione, por jo më pak se gjashtë vjet gjithsej.

 

Të fundit