Flash News

KRYESORE

Meta në Ambasadën e Holandës: Jeni të rëndësishëm për të ardhmen tonë evropiane

Meta në Ambasadën e Holandës: Jeni të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë sot pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Holandës në Tiranë, me rastin e Ditës së Mbretit. Ai është shprehur se Holanda është një vend mjaft i rëndësishëm për Europën dhe të ardhmen tonë evropiane.

“Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Mbretit nga ambasada e Holandës, një vend mjaft i rëndësishëm për Europën dhe të ardhmen tonë europiane. Me interes pashë ekspozitën e fëmijëve shqiptarë me piktura, me rastin e 350-vjetorit të ndarjes nga jeta të Rembrandtit. I lumtur të merrja dhuratë një libër për Johan Cruijff-in, idhullin e fëmijërisë time, aq më tepër tani që Ajax-i po rikthehet si atëherë”, shprehet Meta.

Ndryshe nga presidenti Meta, Qeveria e Edi Ramës ka qenë së fundmi në pozicion sulmi karshi Holandës, për shkak të votimit në Parlament për rikthimin e vizave me Shqipërinë.

Të fundit