Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Meta nuk e dekretoi, reagon Gjinushi: Presidenti nuk është komision hetimor
Vjen reagimi i parë i Skënder Gjinushit, pasi presidenti Ilir Meta refuzoi ta dekretojë si kreu i Akademisë së Shkencave, pasi u zgjodh pa rival në 24 maj të këtij viti.
Në një reagim për RTV Ora, Gjinushi i është përgjigjur Metës se Presidenti nuk është komision hetimor që të mos dekretojë zgjedhjen e tij dhe se nuk ka të drejtë të refuzojë dekretimin.
Sipas arsyetimeve të presidentit, refuzimi për dekretimin e tij erdhi për shkak se procesi zgjedhor është cilësuar me problematika të theksuara dhe se ligjërisht, Gjinushi figuronte ende në postin drejtues të Kryetarit të Partisë Social Demokrate edhe më 24 maj 2019, ditën e realizimit të procesit zgjedhor për Kryetar të Akademisë së Shkencave.
Meta nuk dekreton emërimin e Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave