Flash News

KRYESORE

Meta për Masakrën e Valmirit: Ekzekutimi barbar i 14 mirditorëve, hakmarrje e regjimit komunist ndaj kësaj krahine

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 70-vjetorin e Masakrës së Qafë-Valmirit, në të cilën u pushkatuan 14 mirditorë, si pjesë e strategjisë së territorit ndaj një zone që nuk i ishte nënshtruar asnjëherë diktaturës.

Meta ka shprehur keqardhjen me anë të një mesazhi në facebook, për ekzekutimin barbar të 14 mirditorëve, përfaqësues të familjeve të shquara të Mirditës, nga regjimi komunist, si një hakmarrje mizore ndaj kësaj krahine.

“Regjimi komunist e instrumentalizoi vrasjen e Bardhok Bibës për t’i përçarë më thellë mirditorët për dekada të tëra, për të goditur të gjitha familjet me tradita patriotike dhe bindje jokomuniste, si dhe për ta bërë këtë krahinë një shembull nënshtrimi nën terror”, shkruan mes të tjerash Meta.

Të fundit