Flash News

KRYESORE

Meta sulmon sërish Dvoranin dhe akuzon ambasadorët si palë me Ramën

Meta sulmon sërish Dvoranin dhe akuzon ambasadorët si palë me

Presidenti Ilir Meta deklaroi se ai do ta bëjë shembull kreun KLD-së, Ardian Dvorani dhe kritikoi disa diplomatë, të cilët janë bërë palë me kryeministrin Edi Rama.

“Nuk do të ngelet asnjë fëmijë pa e kuptuar vjedhjen e Dvoranit. Ai do të bëhet shembull, të mos guxojë të tallet më me Reformën në Drejtësi. Këtu dëmi është i madh. Ai është përgjegjës që u hap ky debat. Unë si president i Republikës nuk bëj shaka.”, tha ai ndërsa nesër do të shkojë të bëjë denoncimin.

Kreu i shtetit akuzoi se disa diplomatë kontrollohen nga kryeministri.

“Disa diplomatë janë bërë si leckat e Edi Ramës. Jo vetëm janë bërë palë, por janë i vetmi justifikim i Ramës për dështimet e tij. Non-grata per Borchard për t’i treguar kufirin këtyre diplomatëve që vënë në dyshim dekretet e presidentit. Presidenca është simbol i sovranitetit”, tha ai në emisionin “Open” në Top Channel.

Ai paralajmëroi se nuk bën shaka në këtë nismë që ka nisur.

“Do jem i qartë për çdo vagabond diplomat që justifikon shkeljet e Kushtetutës dhe të ligjit. Askush nuk mund ta vërë në diskutim autoritetin e presidentit të Republikës. Tek Gjykata Kushtetuese unë nuk bëj shaka.

Të fundit