Flash News

KRYESORE

Milani hedh sytë nga Barça, gati transferimi 10-milionësh

Milani hedh sytë nga Barça, gati transferimi 10-milionësh

Barcelona mund t'i japë një dorë Milanit në merkato. Bëhet fjalë për mbrojtësin Jean-Clair Todibo, i cili mund të transferohet te "Djalli" me kusht.

Drejtuesit katalanas, Eric Abidal dhe Ramon Planese, janë takuar me Paolo Maldinin, dhe arsyeja kryesore ka qenë pikërisht anësori i majtë nga Guinea Franceze. 19-vjeçari mund të kushtojë rreth 10 milionë €. Barcelona ka  menduar t'i përfshijë një klauzolë që do t’i japë të drejtë ta rikthejë Todibon për një shifër relativisht të ulët pas disa vitesh.

Bayern Leverkusen dhe Watford kanë gjithashtu interes për lojtarin e Barcelonës, kështu që duhet parë nëse Milani do e fitojë garën.

Të fundit