Flash News

KRYESORE

Ministrat e BE nuk bien dakord për Shqipërinë, Pollo: Karta e Tiranës po humbet kallajin

Ministrat e BE nuk bien dakord për Shqipërinë, Pollo: Karta e

Ministrat e Jashtëm të BE nuk gjetën dakordësinë mes tyre për hapjen e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë së Veriut, gjatë takimit të mbajtur dje në Luksemburg.

Ish deputeti i PD, Genc Pollo shkruan në një status në rrjetet sociale se pavarësisht jo-së, për të dyja vendet ballkanike, Maqedonia e Veriut pati më shumë mbështetje, madje edhe kërkesë për shkëputjen e saj nga Shqipëria për çeljen e negociatave pa kushte.

“Në Këshill, ku vendimet merret me unanimitet, dje pati një shumicë që Maqedonia V. të shkëputej nga Shqipëria e të merrte çeljen e negociatave pa kushte. Shkupi nuk vuan nga problemet e shkaktuara nga qeveria Rama dhe luan kartë e marrëveshjeve normalizuese me Athinën e Sofjes. Ndërkohë karta e Tiranës, reforma në drejtësi, po humbet kallajin: pasojat anësore si mungesa e gjykatave supreme janë kthyer në një kusht zyrtar; ndërsa kapja nga ana e klanit rilindist e vetingut dhe e institucioneve të reja po del përditë e më shumë në pah”, shkruan Pollo në reagimin e tij, ndërsa rendit edhe kushtet e Bundestagut gjerman të cilat përmbledhin edhe ato të Këshillit Europian.

Të fundit