Flash News

KRYESORE

Ministri i Jashtëm italian nga Brukseli: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Ministri i Jashtëm italian nga Brukseli: E ardhmja e Ballkanit

Ministri i Jashtëm, Luigi di Maio deklaron se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

Gjatë një mëngjesi punë që organizoi në Bruksel me ministrat e jashtëm të BE, në mbështetje të çeljes së negociatave me Shqipërinë, di Maio tha se për të arritur këtë objektiv, shtetit i së drejtit duhet të mbetet gur themel i procesit të zgjerimit.

“Angazhimi ynë kolektiv konfirmon edhe një herë se të gjithë jemi të vetëdijshme se çfarë është në lojë, përfshirë edhe besueshmërinë e BE si aktor global.

Integrimi evropian i BP mbetet investimi ynë kyc gjeostrategjik për të përforcuar paqen, stabilitetin në Evropë. Pra, lidhur me negociatat për zgjerimin, hapja e tyre do të shënjojë vetëm fillesën, e jo përfundimit e rrugëtimit në BE, megjithatë nuk ,mund të nënvlerësojmë ndikimin potencial të hezitimeve tona në Ballkan, sidomos kur bëhet fjalë pë qëndrimet reformatore në rajon”, u shpreh ministri i jashtëm italian, i cili së fundmi ka vizituar Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, ndërsa Shqipërinë në verë.

Të fundit