Flash News

KRYESORE

Ministri i Luksemburgut ‘avokat’ i Shqipërisë: Jam një peshk i vogël; Holanda nuk është problemi më i madh

Ministri i Luksemburgut ‘avokat’ i Shqipërisë: Jam

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, jo vetëm që ka dhënë mbështetje për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë, por është kthyer edhe në avokat të këtyre shteteve brenda mbledhjes së Këshillit të Punëve të Përgjithshme.

I pyetur nga gazetarët se si do të bind holandezët për t’ju bashkuar qëndrimit pro ngecociatave me dy shtetet ballkanike, Asselborn tha: Unë jam një peshk i vogël.

Ministri i Luksemburgut njoftoi se në këtë fazë të rëndësishme, nuk është qeveria e Holandës më e vështira për t’u bindur për hapjen e negociatave, por një tjetër shtet i BE-së, emrin e të cilit nuk e bëri publik.

Franca është aktualisht shteti i BE-së që po heziton më shumë për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Të fundit