Flash News

KRYESORE

Ministria e Transportit : Ja sa makina ka në Shqipëri

Ministria e Transportit : Ja sa makina ka në Shqipëri

Shqipëria, mbi 95% e veturave në treg blihen të përdorura. Kemi numrin më të ulët të automjeteve për 1.000 banorë në Europë

Edhe në vitin 2016, Shqipëria pati numrin më të ulët të automjeteve për 1.000 banorë në Europë, duke lënë pas vetëm Turqinë.  Sipas të dhënave nga Ministria e Transportit, në fund të vitit 2016, numri i automjeteve për 1.000 banorë në Shqipëri ishte 138.4. Para nesh janë të gjitha vendet e rajonit. Maqedonia ka mbi 190 automjete për 1.000 banorë. Sipas Eurostat (që i referohet vitit 2015) mesatarja e BE-së është 497 makina për 1.000 banorë.

Në Shqipëri, në vitin 2016 ishin të regjistruara 563.106 mjete rrugore, por një pjesë e madhe e tyre janë jashtë funksionit, teksa procedurën e kontrollit teknik dhe pagesën e taksave të përcaktuara me ligj, e kanë kryer gjithsej 401.499 mjete rrugore. Mbi 95% e veturave në treg blihen të përdorura. Sipas INSTAT-it, në Shqipëri importohen mesatarisht 30-40 mijë makina ne vit, ku rekordin e ka shënuar 2013-a, me rreth 44 mijë të tilla.

Ndërsa sipas INSTAT, vetëm 17.7 % e shqiptarëve zotërojnë një makinë, ndërsa shifrat tregojnë se qarku i Durrësit dhe i Vlorës kryesojnë me numrin më të madh të tyre. Qyteti me më pak të tilla, është Dibra, vetëm 12 % e banorëve kanë makina.  

 

Të fundit