Flash News

KRYESORE

Ministrja Gjonaj shkarkon 8 punonjësit e Hipotekave

Ministrja Gjonaj shkarkon 8 punonjësit e Hipotekave

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka shkarkuar 8 punonjës të Hipotekave. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministra, e cila në një deklaratë për median sqaroi se shkarkimi i tyre nga puna erdhi pas ankesave të qytetarëve për shërbimet në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në disa qarqe të vendit.

Ministrja Gjonaj tha se nga grupet e inspektimit u konstatuan probleme në disa Hipoteka të vendit.

“Në muajt e fundit përmes platformës qytetarët kanë shkruar dhe adresuar 207 aneksa. Kam urdhëruar ngritjen e grupeve të inspektimit, që kanë inspektuar Hipotekat në Fier Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Janë konstatuar shkelje të ligjit, për 15 ankesa të zgjidhura zvarritjet janë disa vjeaçare në shkelje me ligjin. Të vendosur për të goditur shkeljet e ligjit, sot kam marrë masat deri në shkarkim për 8-punonjës të ZVRPP për Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë”, -tha ndër të tjera Gjonaj, e cila u bëri thirrje më tej qytetarëve që të denoncojnë rastet e shkeljeve të ligjit.

Të fundit