Flash News

KRYESORE

“Ministrja që luan hapa-dollapa”

“Ministrja që luan hapa-dollapa”

Deputeti demokrat Luçiano Boçi në një reagim publik në Facebook hedh një sërë akuzash për ministren e Kulturës Mirela Kumbaro së i përket çështjes së Teatrit Kombëtar.

Ditën e nesërme ministrja Kumbaro do të vihet para komisionit të Edukimit, por Boçi shprehet skeprik për atë që mund të thotë ministrja.

“Kur Rama deklaronte shembjen e Teatrit, Kumbaro thoshte që thjesht do zhvendosim artistët tek Turbina!

- Kur Veliaj deklaroi se ka projekt, Kumbaro solli shkresë në komision, ku theksonte se nuk ka as projekt, as studim fizibiliteti!

- Kur ASG e shënon gati 6000 m2 siperfaqen e Teatrit, Kumbaro deklaron se Teatri do jetë 3000 m2.

- Kur Rama paraqiti PROJEKTIN plagjiaturë, Kumbaro shkruante se ai është koncept e jo projekt”, shkrua ndër të tjera Boço.

Reagim i i plotë i deputetit demokrat Luçjano Boçi:

Pas refuzimesh rresht Ministrja e Kulturës ka vendosur të dalë nga vendi ku ishte fshehur.

Nesër vjen para Komisionit të Edukimit për çështjen e Teatrit.

Nuk e di cfarë roli ka marrë përsipër të luajë nesër, por 100% do bëjë teatër. 

Më mirë të themi do luajë përsëri hapa-dollapa, siç ka bërë deri tani.

Sepse: 

- Kur Rama deklaronte shembjen e Teatrit, Kumbaro thoshte që thjesht do zhvendosim artistët tek Turbina!

- Kur Veliaj deklaroi se ka projekt, Kumbaro solli shkresë në komision, ku theksonte se nuk ka as projekt, as studim fizibiliteti!

- Kur ASG e shënon gati 6000 m2 siperfaqen e Teatrit, Kumbaro deklaron se Teatri do jetë 3000 m2.

- Kur Rama paraqiti PROJEKTIN plagjiaturë, Kumbaro shkruante se ai është koncept e jo projekt.

Nuk ka thënë dy herë të njejtën gjë. 

E çfarë thotë njëri nuk e thotë tjetri. 

Shkurt, saktë, qartë duan ta prishin për ca euro më shumë.

Teatri kombëtar për këta është dhe musolinian dhe fashist dhe kanceroz dhe pa vlerë...., po asnjëherë histori e kulturë kombëtare.

Nuk e di cfarë termi tjetër do sajojë Ministrja nesër, por ka një paradoks në të gjithë këtë histori.

Të tre këta dinë njëkohësisht se kush do jetë ndërtuesi i kullave!!!???

Pra këta nisen nga ndërtuesi për të shkuar më pas tek projekti e jo anasjelltas.

Tamam parim komedian!

- Hajdeeeee teatër të pjek.... nesër!

 

 

Të fundit