Flash News

KRYESORE

Momenti ku avioni ukrainas goditet me raketë nga Irani, “The New York Times” publikon pamje të reja

Momenti ku avioni ukrainas goditet me raketë nga Irani, “The New York

Të martën që shkoi Irani sulmoi me raketa balistike dy baza të SHAB në Irak. Pas bombardimit, u raportua lajmi se një avion ukrainas me destinacion Kievin, i porsa ngritur nga aeroporti i Teheranit është rrëzuar dhe për pasojë nuk pati asnjë të mbijetuar, duke humbur jetën 176 personat ne bord.

Fillimisht u tha se avioni pati probleme mekanike, por më vonë rezultoi se ishte goditur nga një raketë të lëshuar nga Irani.

Kjo e fundit pranoi përgjegjësinë dhe tha se ngjarja nuk ka qenë e qëllimshme, por një ‘gabim njerëzor’, pasi ishte ngatërruar me një mjet amerikan.

Media e njohur amerikane “The New York Times” ka publikuar pamje të tjera nga momenti kur avioni goditet nga një raketë pak minuta sapo ishte ngritur në fluturim.

Ndërkohë, autoritetet e Iranit kanë bërë të ditur se disa persona tashmë janë arrestuar për shkak të rolit të tyre në rrëzimin e aeroplanit, por duke mos dhënë detaje.

Të fundit