Flash News

KRYESORE

“Mos e shndërro tragjedinë e femrës në një klikim mediatik”, Arbana i përgjigjet aktivistes: Është kërkesë e vajzës për rrëfimin publik

Moderatorja Arbana Osmani i është përgjigjur aktivistes Brizida Gjikondi, teksa kjo e fundit i kërkoi dje më një status në rrjetet sociale që të mos bëjë publike tragjedi të rasteve të abuzimit për audiencë, por të bashkohet në marshimin e femrave shqiptare të parashikuar sot në orën 16.00.

“Faleminderit Brizides për këtë mesazh publik. Në marshim do të jem patjetër me të gjitha mikeshat e mia. Ndërsa sa i takon rrëfimit të vajzës  është një kërkesë e saj  ABSOLUTE që rrëfimi të  bëhet publik sepse ajo kështu NDJEN se mund t’i jap guxim  vajzave si ajo që kanë vuajtur apo vuajnë abuzime të ngjashme. Ka me mijëra vajza në botë që marrin guximin dhe flasin për herë të parë, në TV pranon të dali dikush dhe është e padrejtë që ne t’i mbyllim gojën. Ajo bën një thirrje për ndihmë pasika humbur besimin në çdo institucion  të këtij vendi, si thua të mos e dëgjojmë as unë dhe ti?”, shkruan Arbana.

Ndërkohë, aktivistja dje i shkruante moderatores Osmani: “Të lutem Arbana, mos e shndërro tragjedinë e femrës shqiptare në një klikim sipërfaqësor mediatik, tragjedia është shumë më e thellë se aq, ti je vajzë e mirë, je e bërë vetë, hajde nesër në marshimin e femrave shqiptare… hajde që ti japim këtij palo shteti një shtysë, që ti bashkrendojë institucionet, punët dhe ti përgjojë të drejtat e fëmijëve në cdo cep të këtij pëllëmbë vendi… hajde.. dhe po erdhe.. misoni yt është shumë më shumë se emisioni i radhës”.

Të fundit