Flash News

OP-ED

Mos e takso të ardhmen, qen, bir qeni! 

Mos e takso të ardhmen, qen, bir qeni! 

Zef Zefi

Thonë se një ditë William Gladestone, atëherë i ngarkuari më i lartë i Mbretëreshës Viktoria me detyrën e Kancelarit të Ekonomisë, Financave, Tregut e Thesarit, viziton laboratorët e Michael Faraday. Legjenda thotë se nwpunësi i lartë i Mbretëreshës, duke parë me habi përqëndrimin e gjeniut në punët e tij të pakuptimta për të, i bën një pyetje idiote: "...e çuditshme, po çfarë dreqin shërbejnë gjithë këto rrakuke?"

"Tani për tani nuk e di as unë Sër, po ajo që di me siguri është se një ditë, ju do t'i vini një taksë të majme sipër," -ishte pëgjigja flakë për flakë e tjetrit. Pak vite më vonë Faraday do të bënte që të fikeshin një herë e përgjithmonë, qirinjtë dhe kandilat e ndriçimit të Anglisë e mbarë botës. Shkencëtari, përveç se njohës i mekanizmit të ndriçimit, të magnetizmit, dhe punëve të çuditshme të shkencës, paskësh qënë po aq njohës edhe i mekanizmit të taksave sa dhe nwpunësi i lartë i Mbretëreshës.

Para më pak se pesë vitesh, ish-opozitari dhe vizionari i sloganit idiot "rrugët e askundit" bërtiste sa i skuqeshin veshët, se këto lodra të Saliut nuk i vlejnë askujt. E njwjta britmë kundër dixhitalizimit, kundër TAP, kundër NATO, kundër liberalizimit të vizave, kundër autostradave të Jugut dhe gjithë urbanizimit. Madje edhe kur Presidentit tw SHBA, që po jepte njoftimin historik të Pavarësisë së Kosovës, ai u mor me orën e Tij të dorës. Tani kthehet te Rruga e Kombit, dhe po aq idiot sa kur ishte në opozitë, dhe pa u tharë kuintalët e pështymës se Ruçit, Ballës e top-braçeve, udhëtarit i cili e ka paguar një herë këtë rrugë, (sipas tij shumë shtrenjtw) i kërkon edhe ditën e punës ta dorëzojnë në xhepin e qeverisë sw tij të babëzitur.

Sigurisht, çdo krahasim çalon, ruajna Zot, personazhet e rrugëve dhe qeverive tona. Por, ajo që mbetet prej gjeniut, përveç dritës dhe magnetizmit mbi të cilin sot vrapojnë super-trenat modernë, është dhe këshilla lakonike, të cilën supernëpunësi perandorak i shekullit të XIX Gladestone me sa thonë s'e harroi kurrë; "...Mos e takso të ardhmen, qen bir qeni!".

Të fundit