Flash News

KRYESORE

“Mos na provokoni se...”, Rama i jep një këshillë miqësore Bashës: Lërini kërcënimet, marrëveshja u bë për ju

“Mos na provokoni se...”, Rama i jep një këshillë

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një këshillë miqësore siç e cilëson, për kreun e PD, Lulzim Basha dhe opozitën jashtëparlamentare lidhur me marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

Në një status në twitter, Rama i kërkon opozitës jashtëparlamentare që të shmangin kërcënimet pasi sipas tij marrëveshja u bë për ata dhe jo për PS.

"Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se…", paralajmëron Rama.

“Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit:Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja,se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s'donim e s'duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se...

S'ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo,pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t'u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë,nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë...”, shkruan Rama.

Deklarata e kryeministrit vjen një ditë pasi kreu i PD, Basha tha se ndryshimet e njëanshme hedhin në erë paktin e 5 qershorit.

Të fundit