Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Mosdekretimi i Gjinushit nga Meta, gazetari: Një refuzim dinjitoz, Akademia e Shkencave nuk është ministri
Vijnë reagimet e para, pas dekretit të presidentit Ilir Meta për të refuzuar emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.
Gazetari Mentor Kikia e ka cilësuar aktin një refuzim dinjitoz dhe një veprim të drejtë.
“Presidenti Ilir Meta nuk e dekreton Skënder Gjinushin si Kryetar të Akademisë së Shkencave.
Pavarësisht arsyeve që ka apo që mund të ketë, ky është një veprim i drejtë. Zgjedhja e një politikani karriere, ndërsa kishte ende emrin në KQZ si pjesëmarrës në zgjedhjet vendore, është një turp për Akademinë e Shkencave, një turp për botën akademike në tërësi dhe një turp për të gjithë shoqërinë. Akademia e Shkencave nuk është ministri, ku titullari është post politik. Kreu i Akademisë së Shkencave duhet të jetë një figurë elitare e shoqërisë, duhet të personifikojë jo vetëm studiuesin dhe akademikun, por edhe personalitetin e padiskutueshëm publik”, shkruan gazetari.
Pasi ky dekret ka hyrë menjëherë në fuqi, presidenti e argumenton refuzimin për shkak të kryerjes së një procesi zgjedhor me problematika të theksuara dhe se ligjërisht, Gjinushi figuronte ende në postin drejtues të Kryetarit të Partisë Social Demokrate edhe më më 24 maj 2019, dita e realizimit të procesit zgjedhor për Kryetar të Akademisë së Shkencave.