Flash News

KRYESORE

"Mund të dukëm sikur po jetoja kohën më të mirë", Lori Hoxha flet për atakun e panikut

Lori Hoxha ka treguar gjithmonë për krizat e saj të panikut dhe ka folur hapur e publikisht për atë çfarë ka kaluar. Për këtë çështje, ajo ka folur sërish përmes një postimi në Instastory, duke thënë se gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken në foto.

 “Kjo është fotoja ime e preferuar. Kjo ishte një nga periudhat më të vështira të ankthit në jetën time dhe të qenurit në një varkë më frikësoi pa masë sepse nuk kisha akses në spital dhe nëse vuani nga ankthi/paniku e kuptoni shumë mirë se për çfarë po flas”, ka shkruar Lori krah postimit duke treguar gjithashtu se nuk po shijonte asgjë dhe se asgjë nuk ishte ashtu siç dukej:

“Ne s’jemi ashtu si dukemi ose çfarë postojmë. Mund të dukem sikur po jetoja kohën më të mirë të jetës, por gjithë çfarë po kërkoja ishte pak qetësi."

Të fundit