Flash News

KRYESORE

A mundet Erdogani të ndalojë Donald Trump-in? Turqia udhëheq aksionin diplomatik për Jerusalemin

A mundet Erdogani të ndalojë Donald Trump-in? Turqia udhëheq

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin e Malajzisë, Nexhip Rezak, presidentin e Tunizisë, Baxhi Kaid Sibsi dhe presidentin e Iranit, Hasan Ruhani, në lidhje me planin e SHBA-ve për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, njoftuan burime nga presidenca turke për ‘AA’.

Sipas burimeve presidenciale, Erdogan ka vazhduar bisedat telefonike për të diskutuar në lidhje me zhvillimet lidhur me Jerusalemin, ndërsa bisedat telefonike me liderët nga Malajzia, Tunizia dhe Irani janë zhvilluar mëngjesin e sotëm.

Gjatë bisedave, presidenti Erdogan ka theksuar se përpjekja për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit do të shkaktojë ndërprerje të procesit të paqes në Lindjen e Mesme, duke shtuar se kusht për paqen dhe stabilitetin në rajon është materializimi i një shteti palestinez me kufijtë e vitit 1997 dhe me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

Ai ka theksuar se Jerusalemi si qytet i shenjtë për muslimanët është çështje maksimalisht delikate për shtetet islame.

Në bisedat telefonike është thënë se çdo përpjekje për ta ndryshuar statusin e Jerusalemit do të përballet me reagim nga bota islame dhe se përpjekjet e tilla do të ndikonin negativisht në paqen dhe stabilitetin.

Presidenti i Turqisë po ashtu ka theksuar se Turqia, si kryetare me rotacion e Organizatës për Bashkëpunim Islam, do të organizojë Samitin e Jashtëzakonshëm Islam në Stamboll më 13 dhjetor.

Këto lëvizje të Erdogan vijnë pas paralajmërimit se Ankaraja do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin nëse presidenti amerikan, Donald Trump zhvendos ambasadën në Jeruslaem.

Por a mundet Erdogan të ndalojë Trump-in në realizimin e këtij vendimi? Deri më tani plani i Trump është kundërshtuar nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe, Rusia, Arabia Saudite dhe shumë vende myslimane, por nëse presidenti amerikan do të dorëzohet përballë këtij presioni do mësohet vetëm në orët në vijim, me bërjen publike të vendimit nga ‘Shtëpia e Bardhë’.

Të fundit