Flash News

KRYESORE

Mungesa e medikamenteve/ QSUT e mohoi, deputetja e PD publikon mesazhin e pacientit

Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ mohoi deklaratat e bëra sot nga deputetja Orjola Pampuri e Partisë Demokratike sa i takon mungesës së medikamenteve për pacientët që trajtohen me hemofili.

“Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik për deklaratën e publikuar sot ne media lidhur me mungesën e medikamentit “faktor” 7,8 dhe 9, te cilët shërbejnë për mpiksjen e gjakut tek te sëmuret me hemofili, se nuk ka asnjë te vërtetë lidhur me këto mungesa.

Faktori 7, 8 dhe 9 është shpërndare dhe vazhdon te shpërndahet për pacientet qe kane nevoje për te, sipas përshkrimeve ne receta te mjekeve hematologe ne QSUT”, thoshte QSUT në reagimin e saj.

Por deputetja Pampuri ka reaguar sërish duke publikuar mesazhin e dërguar nga një pacient i cili thotë se nuk e ka marrë medikamentin.

“Si gjithnjë e vërteta dhemb, por kur e vërteta është në ndihmë të qytetarëve ajo duhet të përvëlojë. Faktet hedhin poshtë çdo iniciativë për të baltosur të vërtetën e të palarat që u dalin në shesh nga shëndetësia e dështuar e këtyre 5 viteve. Ja njëri prej pacienteve me hemofili i cili endet në mëshirë të fatit, duke kërkuar faktorin, që nuk mundet t'ia sigurojë QSUT. Shpresën e fundit e ka gjetur tek ministrja e cila, është e zënë me shpërndarjen e librave e raste të tilla nuk i vlerëson si prioritare. Edhe pse nuk është kjo zgjidhje. Zgjidhjen e jep sistemi i cili sot është në dorë të koncensionarëve korruptive”, shkruan Pampuri në rrjetin social Facebook teksa publikon edhe mesazhin e dërguar.

 

 

 

 

Të fundit