Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Mustafa Nano: Rama dhe Basha po bëjnë marrëveshje sepse kanë frikë nga SPAK-u
Analisti Mustafa Nano mendon se midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës do të ketë një marrëveshje të re, sepse është frika që i bën ata bashkë.
“Por nuk kanë për të shpëtuar. SPAK-u po vjen. Edhe ambasadorja amerikane po vjen. Të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë u gëzuan se u doli ngjarja e Iranit, që ata menduan se do bënte të harrohej ngjarja e ardhjes së SPAK-ut.
Por e patën kot. E gjitha përfundoi në një komedi gazmore. Të dy, edhe Rama, edhe Basha, u munduan shumë, por nuk ia arritën ta bllokonin SPAK-un. Rama e kishte shpresën te kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, por edhe kjo kartë nuk i eci. Askush nuk mund ta frenojë SPAK-un.”, tha Nano në monologun e tij “Provokacja”.
Analisti shton se Rama po mendon që të afrojë zgjedhjet, për të bllokuar SPAK-un.
“Domethënë që të bllokojë Reformën në Drejtësi. Prandaj e ka thërritur edhe Bashën. Janë fëminorë. Pse, politikën amerikane do gënjejnë këta të dy me një marrëveshje politike për reformën zgjedhore??? Kot e kanë!”
Po sistemi zgjedhor? Edhe ky është në dorë të atyre që po drejtojnë reformën. Është në dorë të ndërkombëtarëve. Rama ka në plan t’u thotë amerikanëve, që “sistemi zgjedhor do të mbetet ky që është; nuk mund ta ndryshoj; ndryshe, PD-ja ikën nga tryeza”. Mirëpo amerikanët do të tallen me Ramën, sigurisht. Si mund ta hanë ata këtë hile?
Kot lodhesh, zoti Rama! Nuk bën dot gjë. Është i mbyllur ky kapitull. Jeni të marrë fund. Dhe politika amerikane nuk do t’ju bëjë asnjë lëshim. Nuk ka sesi t’ju pranojë të katërve: as ty, as Saliun, as Metën dhe as Bashën. Se jeni të kapur nga kundërshtarët e Shqipërisë dhe kundërshtarët e politikës amerikane, nga serbët, rusët, turqit, kinezët. Amerika e di mirë që ju jeni antiamerikanë. Pse, Amerikës do ia hidhni ju?…..”, ishte qëndrimi i Nanos.