Flash News
Gjykata e Lartë publikon listën e kandidatëve për KLGJ, 7 gjyqtarë në garë për 3 vende
Nga arka te thesi me para, pamjet filmike zbulojnë lëvizjet e ish-shefes së financës në Postën e Durrësit
Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”
Berisha akuza të forta Ramës: Transportoi para me avionin privat, do rikthejmë kërkesën për komision hetimor
‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet
'Narrativa boshe' e Ramës dhe nevoja e artikulimit ideologjik të PD
Altin Gjeta
Pas tri dekadadave tranzicion Shqipëria ka arritur të shëndërrohet nga një regjim Stalinist në një regjim apolitik, të mbyllur, ku sundon një rreth i ngushtë njerëzish, çka për rrjedhojë na ka çuar drejt një krize të thellë përfaqësimi, kolapsi institucional dhe kushtetues. Kjo ka ardhur si rezultat i prevalimit të ‘politikës’ me të cilën studiuesja e teroisë së demokracisë, Chantal Mouffe, kupton dimensionin e brendshëm antagonist të raporteve njerëzore mbi ‘politikat’, tërësinë e praktikave, diskurseve dhe institucioneve që synojnë krijimin e kushteve për bashkëekzistencë paqësore mes sistemeve të ndryshme të vlerave dhe koncepteve mbi atë se çfarë është e mirë apo e moralshme në një shoqëri pluraliste.
Hapsirën e ‘politikave’ në jetën publike post-komuniste shqiptare e ka zënë diskursi apolitik i lidershipit i cili nuk ka synuar mobilizimin e qytetarëve rreth alternativave reale, të majta apo të djathta, por rreth konstruktimit imagjinar të kundërshtarit politik si ‘armik’ (p.sh berishizmi, neo-komunizmi) të rrezikshëm dhe të papajtueshëm, me të cilin asesi nuk mund të negociohet dhe se në instancë të fundit duhet të eleminohet tërësisht nga skena politike. Për më tepër, mungesa e alternativave ideologjike e ka varfëruar jetën publike nga idetë e larmishme, dhe për më keq, e ka shëndërruar sferën politike në një domen tërësisht të ndarë nga qytetarët, të izoluar dhe minsterioz i cili besohet gjerësisht se nuk i shërben interesit publik, por interesave okulte të klasës politike e cila arrin konsensuse afatshkurtra në shërbim të ruajtjes së status quo-së.
Kjo qasje vertikale ka krijuar për pasojë realitete apolitike çka mendoj se ka minuar pjesmarrjen dhe ankorimin e qytetarëve rreth platformave të qarta ideore – duke sjellë apati të përgjithshme – pasi sipas Hannah Arendt artikulimi politik është parakushti i ndërtimit të një demokracie pjesëmarrëse në themel të së cilës qëndron liria politike. Në mungesë të kësaj të fundit, qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur të largohen nga vendi në kërkim të hapësirave të munguara dhe alternativave përfaqësuese.
Në këtë kontekst, gjykoj se bash për këtë, më shumë se kurrë lypet kthimi i ‘politikave’ në hapësirën publike si tërësia e praktikave dhe diskurseve ideologjike të cilat mobilizojnë qytetarët rreth ideve me të cilat ato indentifikohen. Kjo do të kërkonte që së pari, antagonizmi të pranohej si element i natyrshëm mes palëve politike dhe së dyti, është jetik transformimi i tij nga përplasje mes ‘armiqsh’ në një debat legjitim rreth ideve dhe alternativave sesi vendi mund të qeveriset më mirë; p.sh si duhen mbledhur dhe rishpëndarë të ardhurat, si duhen konceptuar reformat sektoriale në arsim, shëndetësi, politikë të jashtme, rendin publik, sigurinë, etj. Së treti, kundërshtarët politikë do të duhet të bien dakord mbi disa norma universale të demokracisë liberale, si garantimi i lirive politike dhe barazisë për të gjithë.
Prej këtej, mendoj së artikulimi ideologjik do të dekonstruktonte narrativën boshe apolitike e cila ka arritur zenitin nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Asgjë nuk do t’i shërbente më shumë interesit publik dhe themelimit të demokracisë pjesëmarrëse sesa pozicionimi i qartë ideor, le të themi i Partisë Demokratike përkundrejt propagandës hegjemonike të mazhorancës aktuale e cila ka synuar dhe synon të krijojë atë çka sociologu francez Baudrillard e ka quajtur mbi-realitet, nje realitet imaginar i cili propagandohet vazhdimisht deri sa të pranohet se është më real sesa vetë realja.
Theksimi i kufijve ideologjikë sipas Chantal Mouffe nxit mobilizimin dhe pjesmarrjen pasi qytetarët shikojnë lindjen e alternativave të reja rreth të cilava ato ndihen të përfaqësuara. Për më tepër, artikulimi ideologjik i opozitës apo aktorëve të tjerë të jetës publike (p.sh intelektualëve, akademikëve, publicistëve dhe medias) do të krijonte një narrativë kundër-hegjemonike përkundrejt artikulimit apolitik të kryeministrit. Rrjedhimisht kjo do të emanciponte diskursin publik dhe çfarë është më me rëndësi, duket të jetë rruga e vetme e përmbysjes (outvoting) së makinerisë të manipulimit elektoral të pushtetit autokratik.
Vetëm nëpërmjet radikalizimit të platformave ideore do të bëhej i mundur krijimi i një vije thyerëse mes hegjemonisë apolike dhe shfaqjes së një alternative akomoduese e cila mobilizon qytetarët dhe hap rrugën për tranformime politike dhe socio-ekonomike në vend. Në mungesë të kësaj, shqiptarët e mesëm, bërthama e ndryshimeve politike, do të vazhdojnë ta refuzojnë hegjemoninë nëpërmjet ikjes, pasi aktualisht ata nuk kanë mekanizma demokratike dhe nuk shikojnë artikulim të qartë ideologjik për mobilizim dhe ndryshim.
*Autori është Chevening Fellow
**Titulli është i redaksisë. Titulli i autorit: Nevoja e artikulimit ideologjik në hapësirën publike
Të fundit
Krimineli kthehet në vendin e krimit!
21 July 2026, 15:54
Pse të gjithë duan një Ujor në jetën e tyre?
21 July 2026, 14:47
Shqiptarët në shesh për hallet, Gonxhja në hall për JLo-në
21 July 2026, 14:29
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt për afatet e paraburgimit
21 July 2026, 13:54
Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”
21 July 2026, 13:10
Vokshi: Deklaratat e eurodeputetit fundosin Ramën, SPAK të nisë hetimet
21 July 2026, 12:59
A gaboi ndonjëherë Ajnshtajni?
21 July 2026, 12:32
Ish-kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi paraqitet në GJKKO
21 July 2026, 12:14
Meta kundërshton Prokurorinë, kërkon hetim për punonjësit e paraburgimit 313
21 July 2026, 12:01
U transportua në spital pas zhytjes, humb jetën turistja 30-vjeçare në Vlorë
21 July 2026, 11:37
Nuk u paraqit në seancë, gjobitet avokati i Veliajt
21 July 2026, 11:12
Haxhiu vulos largimet e 7 prokurorëve serbë
21 July 2026, 10:53
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?
21 July 2026, 10:30
Dënohet me burgim të përjetshëm bosi i kartelit të “Sinaloas”
21 July 2026, 10:00
Korçë/ 66-vjeçari gjendet i pajetë brenda automjetit të djegur
21 July 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
21 July 2026, 08:50
Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë
21 July 2026, 08:34
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
21 July 2026, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 July 2026, 07:43
Pse pirja e alkoolit gjatë ditës ju bën të ndiheni më të dehur
20 July 2026, 22:58
Artan Hoxha jep detaje për plagosjen e 3 të rinjve në Elbasan
20 July 2026, 22:50
Cako: Do na ndryshojnë mendimet me valë, prisni një “sulm” të alienëve
20 July 2026, 22:31
Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, shpëtohet turistja 10-vjeçare
20 July 2026, 21:49
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan, 3 të plagosur
20 July 2026, 21:26
Të shtëna me armë në një lokal në Elbasan, plagoset kamarieri
20 July 2026, 21:07
Zjarr masiv në një apartament në Greqi, evakuohen banorët
20 July 2026, 20:48
Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë
20 July 2026, 20:21
Eurodeputeti paralajmëron Ramën: BE po i ndjek paratë, do të ketë pasoja
20 July 2026, 19:41
Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve
20 July 2026, 19:27
I dënuar për drogë, arrestohet pas 14 vitesh shqiptari në Itali
20 July 2026, 19:02
Shqipëria e kërkonte për evazion fiskal, biznesmeni italian kapet në hotel
20 July 2026, 18:37
Ndotja e ajrit në nivele alarmante, shteti ‘mbyll sytë’
20 July 2026, 18:01
Seanca plenare shtyhet për të enjten pas tensioneve
20 July 2026, 17:30
Shqipëria "digjet" nga i nxehti, deri në 47°C, ja kur vjen freskimi
20 July 2026, 16:46
Ishte larguar prej dy ditësh nga banesa, 58-vjeçari gjendet i vdekur
20 July 2026, 16:21
Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir
20 July 2026, 16:01
Aksident i rëndë pranë Gramshit, makina del nga rruga dhe përmbyset disa herë
20 July 2026, 14:56
10 kombëtaret më të mira në historinë e Botërorit
20 July 2026, 14:40
Andy Burnham emërohet zyrtarisht kryeministri i ri i Britanisë së Madhe
20 July 2026, 14:24
Dy ligje që nuk zgjidhin problemet reale të bujqësisë shqiptare
20 July 2026, 13:59
Vokshi: 12 banda kanë punuar për të mbështetur PS-në në të gjitha qarqet
20 July 2026, 13:25
“Puna ime ka mbaruar”, Keir Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen
20 July 2026, 13:11
Pse numrat nuk e zbehin protestën
20 July 2026, 13:01
Rama mbledh të premten grupin parlamentar dhe qeverinë
20 July 2026, 12:55
Përplasen makina dhe kamioni në aksin Milot-Rrëshen, plagosen 4 persona
20 July 2026, 12:46
Foto/ Protestuesit godasin me vezë automjetet e Kumbaros dhe Çuçit
20 July 2026, 12:05
Protesta para Kuvendit, një makinë zyrtare qëllohet me vezë nga qytetarët
20 July 2026, 11:47
Me këmbore në duar, qytetarët ironizojnë deputetët socialistë: Delet e Ramës!
20 July 2026, 11:32
Evis Kushi dhe Iris Luarasi priten me vërshëllima nga protestuesit
20 July 2026, 11:15
Para nisjes së seancës, qytetarët etiketojnë vezët me emra politikanësh
20 July 2026, 11:07
Nisin tensionet para Parlamentit, policia kërkon zhvendosjen e protestuesve
20 July 2026, 11:05
Largohet vala e të nxehtit afrikan, temperaturat bien ndjeshëm nga e mërkura
20 July 2026, 10:51
Berisha: Në korridoret e SPAK-ut gjeta dengje të mëdha me narko-euro
20 July 2026, 10:41
Flakët përfshijnë pyjet e Iballës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
20 July 2026, 10:29
Arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, kapet me granata dhe tritol gati për shpërthim
20 July 2026, 10:01