Flash News

KRYESORE

NATO: Gjatë kësaj jave mund të nënshkruhet Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë

NATO: Gjatë kësaj jave mund të nënshkruhet Protokolli

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se gjatë kësaj jave ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s mund të nënshkruajnë Protokollin për hyrjen e Maqedonisë në NATO.

Stoltenberg theksoi se protokolli do të nënshkruhet sa më shpejt, por për ratifikimin e tij do të duhet më shumë kohë dhe do të varet nga Parlamentet e 29 vendeve anëtare.

“Sapo të nënshkruajmë Protokollin, Maqedonia do të ulet në tryezën tonë, por anëtare e plotë do të jetë vetëm pasi të ratifikohet marrëveshja nga Parlamentet e 29 vendeve anëtare”, u shpreh Stoltenberg.

Të fundit