Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta një nga studentët e 11 dhjetorit 1990, Partia Demokratike shpreh ngushëllimet

Ditën e sotme është ndarë nga jeta Altin Qoshja, një nga studentët që firmosën mbrëmjen e 11 dhjetorit të vitit 1990, krijimin e Partisë Demokratike.

Para 27 vitesh, Qoshja së bashku me 342 studentë dhe pedagogë firmosën krijimin e Partisë Demokratike, dhe ai u rëndit ndër të rinjtë e parë që kundërshtuan regjimin diktatorial.

Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i Partisë Demokratikë pas kësaj ngjarje të rëndë, ku nëpërmjet një postimi në rretet sociale ka shprehur ngushëllimet për Altin Qoshen.

Partia Demokratike ka vlerësuar kurajon dhe urtësinë e tij në kohën e vështirë të komunizmit, dhe ka theksuar se deri në momentin e ndarjes nga jeta, Qoshja ka qenë një demokrat i përkushtuar.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike shpreh ngushëllime të sinqerta për ndarjen nga jeta të Altin Qoshes, studentit të dhjetorit, që u shqua mes nesh për kurajon dhe urtësinë në kohë të vështira.

27 vite më parë, Altin Qoshja, së bashku me 342 studentë e pedagogë, firmosën mbrëmjen e 11 dhjetorit 1990 krijimin e Partisë Demokratike.

Gjatë lëvizjes studentore, ai u rendit ndër të rinjtë e parë të cilët kundërshtuan regjimin diktatorial dhe deri në ndarjen e parakohshme nga jeta, ishte një nga demokratët me të përkushtuar.

Me dhimbje të thellë, ngushëllojmë familjen dhe miqtë e Altinit!

I paharruar qoftë mes nesh!

 

Të fundit