Flash News

KRYESORE

Ndalimi i lëvizjes së lirë/ Spaho: Kërcënim ndaj shqiptarëve, Rama po mban pushtetin me dhunë

Ndalimi i lëvizjes së lirë/ Spaho: Kërcënim ndaj

Pas deklaratës së kryeministrit Rama për ndalimin e lëvizjes së lirë, ka reaguar Partia Demokratike, duke e quajtur këtë qëndrim të Ramës një kërcënim ndaj shqiptarëve.

Nënkryetar i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, tha se “Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash”.

Sipas Spahos, mjetet me të cilat Rama po përpiqet të mbajë pushtetin janë policia, gazi lotjsellës, dhuna, përçarja dhe nxitjet vëllavrasëse.

Spaho theksoi se opozita qendron e palëkundur dhe se shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë.

Pak më parë ka qenë kryeministri Rama që i paralajmëroi mbështetësit e opozitës se nëse do të evidentohen shenja  të krimit elektoral, shkelësve do t’u ndalohej lëvizja e lirë deri në 10 vjet.

Deklarata e plotë

Reagim zyrtar i Partisë Demokratike për deklaratën e Edi Ramës për ndalimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve

Pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash.

Polici, gazlotjellës, dhunë, kërcënime frikësim, përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes. Këto janë mjetet me të cilat Edi Rama po përpiqet të ruajë pushtetin dhe paratë që ka vjedhur.

Nuk do ta shpëtojë dot asgjë. Opozita është e palëkundër kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin.

Të fundit