Flash News

KRYESORE

Ndër 100 shkrimtarët më të mirë, 'Le Monde' përzgjedh edhe Kadarenë me 'Gjenerali i ushtrisë të vdekur'

Gazeta franceze “Le Monde” në listën e 100 shkrimtarëve më të mirë, ka përzgjedhur edhe shkrimtarin Ismail Kadare me romanin “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”.

Kadare renditet mes shkrimtarëve të mëdhenj të këtij shekulli, si Kazanzaqis, Pasternak, Kundera, Solzhenicin, Aragon, Jursenar, Graham Green, Salman.

Duke filluar me një listë paraprake me 200 tituj të përpiluar nga librashitësit dhe gazetarët, 17,000 francezë votuan duke iu përgjigjur pyetjes, “Cili libër ka mbetur në kujtesën tuaj?” (« Quels livres sont restés dans votre mémoire ? »), transmeton EO.

Lista e titujt e pretenduar përmban romane, poezi, drama të mirënjohura si dhe libra me figura komike. Pesëdhjetë titujt e parë të listës ishin subjekt i një eseje nga Frédéric Beigbeder, Iventari i fundit para shkatërrimit, në të cilën ai bujshëm tërhoqi vëmëndje me karakterin e tij francez të përqëndruar.

Në këtë listë gjendet ne vendin 81-të romani i famshëm i Ismail Kadare, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur.

“Ajo që godet menjëherë është ironia fine e autorit, gjenerali i tij italian nuk është një karikaturë.

Ai ka virtytet e tij, një nga të cilat është besimi gjysmak në misionin e vet, dhe të meta si përshembull indiferenca ndaj gjithçkaje” shkruan Boske për romanin e Kadaresë.

Të fundit