Flash News

KRYESORE

Ndeshja me City-n, Klopp i çudit të gjithë: Djemtë e hot dogëve i dua në formë!

Ndeshja me City-n, Klopp i çudit të gjithë: Djemtë e hot

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka folur para medieve për superndeshjen e së dielës kundër Manchester City-t. Vendi i parë do të vendoset nga ndeshja ndërmjet dy ekipeve. Tekniku Klopp e di rëndësinë e sfidës dhe mendon se skuadra e tij duhet të bëjë takimin e jetës për t'ia dalë mbanë.

"Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë më të mirë. Të gjithë në stadium duhet të jenë në top formë. Djemtë që shesin hot dogë duhet të jenë në formën e tyre më të mirë. Këtë uroj për të gjithë.

"Para se të dimë si do të dalim, duhet të japim gjithçka nga vetja. Nëse nuk tregohemi të guximshëm kundër Manchester City-t nuk kemi shans, asnjë mundësi. Duhet të jemi përfekt në pozicionim dhe në mbrojtje. Ka shumë gjëra në ndeshje të tilla.

"Duhet të ndryshosh skemë në bazë të situatës. Është një ndeshje shumë interesante", - tha tekniku i "Redsave". Ai shpreson se skuadra e tij t'ia dalë mbanë.

Të fundit