Flash News

KRYESORE

Ndihma/ SHBA nis ushtrinë në Shqipëri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar forca ushtarake për të ndihmuar autoritetet shqiptare pas tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor.

“Forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga Njësia për Mbështetjen Civile dhe Ushtarake në Kosovë mbërritën dje në Shqipëri, për të mbështetur operacionet ndihmuese pas tërmetit të 26 nëntorit.

Shqipëria është një vend partner, aleat dhe mik dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë punën e përbashkët për të ndihmuar popullin shqiptar në këtë kohë të vështirë për të.”, njoftoi ambasada e SHBA-së në Tiranë.

 

Të fundit